Kush po i kërcënon prokurorët e SPAK? Gazetari Basir Çollaku e ka një përgjigje: Edi Rama.
I ftuar në studion e “Task Forcë’ në Syri Tv, Çollaku thotë se Rama qëndron pas kanosjeve duke përdorur lidhjet e tij me botën e krimit për të intimiduar sistemin e drejtësisë. Sipas analizës së tij, këto kërcënime intensifikohen në një fazë kur vetë kreu i qeverisë është kthyer në shënjestër të hetimeve dhe raportohet se është "në prag të marrjes si i pandehur"
“Po kërcënon Edi Rama. Çdo kanosje që shkon drejt strukturës së posaçme, sidomos në këtë fazë kur Rama është target, është shënjestër, është adresë hetimi, është në prag të marrjes si i pandehur, kanosja shkon pikërisht nga grupet, nga njerëzit rreth tij, nga ortakët e tij, nga ata që i ka nënshkruar kontratat të përbashkëta. Sulmi i Edi Ramës nuk shkon vetëm në këtë drejtim. Është në të gjitha rrafshet e drejtësisë. ” thotë Çollaku.
Ky presion shihet si tentativë për të ruajtur terrenin e humbur në sistemin e drejtësisë, pas "humbjes së fuqisë së Sorosit", e cila e ka shtyrë Ramën në një "revansh"
“Humbja e fuqisë së Sorosit e ka bërë Ramën të hidhet në revansh dhe të thellojë kërcënimin dhe kanosjen ndaj institucioneve të drejtësisë, për të mos humbur atë terren që ai më sot nuk e ka. Të paktën tek struktura e posaçme, unë jam i bindur që ai nuk e ka më atë ndikim të mëparshëm, nuk e ka më atë...
Është e lidhur me shumë dosje të cilat kanë lëvizur prej aty, të cilët, më herët aty kanë qenë këto dosje. Nuk është histori suksesi e tyre që për një vit e gjysëm mbanin Belinda Ballukun në dosje të mbaruar dhe tani pas ndryshimit të erës amerikane, filluan aksionet e tjera“ shton Çollaku.
Jo vetëm SPAK por dhe Gjykata Kushtetuese është marrë "peng me dhunë” nga Rama, thotë Çollaku
“Rama mban peng me dhunë Gjykatën Kushtetuese. Ka dy pyetje që duhen bërë. Ore zotërinj dhe zonja e Gjykatës Kushtetuese, ju ka kërcënuar njeri fizikisht apo keni marrë para? Këtë përgjigje ata duhet t'ia japin publikut. Se ata nuk mund të shkojnë gjashtë muaj për të marrë një vendim.
Nuk mund të na tregojnë ne se bie shi kur ka re në qiell dhe për këtë duhet të pyesim Venecian. Pra kjo është një histori pengmarrje. Dhe për këtë, ndoshta struktura e posaçme i ka kushtet ligjore për të nisur edhe një lloj hetimi te ata persona të cilët kanë penguar mbledhjen. Është pengim i drejtësisë. Është agjendë e ndarë kjo.”
© SYRI.net