Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Kurbinit për datën 30 janar 2026 nuk u zhvillua për shkak të mosplotësimit të korumit, një situatë që sipas opozitës po përsëritet shpesh.
Anëtarët e opozitës, Sefedin Lika dhe Albert Ndoci, në një intervistë për mediat, theksuan se mungesa e anëtarëve nuk është shpjeguar, duke e konsideruar këtë mënyrë funksionimi të papranueshme.
Ata shprehen se duket sikur lihet që këshilltarët e djathtë të plotësojnë korumin, duke injoruar rolin dhe pjesëmarrjen e opozitës.
Në rendin e ditës ishte parashikuar diskutimi për miratimin e ndihmës ekonomike, çka sipas opozitës e bën situatën edhe më shqetësuese.
Opozita paralajmëron se do të vazhdojë të braktisë mbledhjet nëse kjo praktikë vazhdon. Mbledhja e radhës është caktuar për datën 3 shkurt.
Jashtë kamerave, qytetarët shprehen shqetësimin e tyre, duke deklaruar se ndihen të pa përfaqësuar pasi përfaqësuesit e zgjedhur nuk marrin pjesë në këshill.
© SYRI.net