Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'Reforma Territoriale', Bardhi: Mazhoranca nuk dëshiron konsensus, nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale

'Reforma Territoriale', Bardhi: Mazhoranca nuk dëshiron konsensus, nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale

14:16, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debatet në Konferencën e Kryetarëve vijuan edhe për Komisionin e Reformës Territoriale. Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po refuzon çdo proces konsensual dhe po përdor dialogun vetëm si fasadë për të justifikuar vendime të njëanshme. Ai shpreh se opozita ka kërkuar mekanizma dialogu në përputhje me rekomandimet e BE-së, por mazhoranca ka zgjedhur imponimin dhe arrogancën politike.

Bardhi theksoi se qëllimi real i shumicës nuk janë qytetarët, por manipulimi i hartës elektorale për interesa politike, duke përsëritur skemën e vitit 2014 që, sipas tij, shkatërroi pushtetin vendor dhe dëmtoi qytetarët.

Ai hodhi poshtë akuzat për bojkot, duke sqaruar se opozita nuk ka bojkotuar mbledhjet, por ka munguar në dy data për arsye objektive dhe angazhime të mëparshme, çka nuk mund të konsiderohet bojkot. Sipas Bardhit, situata politike në vend nuk është normale dhe kjo dihet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Raportohet se socialistët kanë nisur lëvizjet për të zhbërë formulën për Komisionin e Reformës Territoriale. Mazhoranca, nën udhëheqjen e Ramës, po kufizon çdo hapësirë për opozitës dhe po zhbën kompetencat e saj, duke synuar kontrollin e Komisionit të Reformës Territoriale. Socialistët kërkojnë të marrin shumicën e anëtarëve dhe drejtimin e komisionit, duke eliminuar bashkëkryesimin dhe duke imponuar vendimet e tyre njëanshme.

Lexo edhe: Rama zhbën plotësisht parlamentarizmin/ PS rrëmben hapësirat e opozitës te ‘Territorialja’

Gazmend Bardhi:

Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht.

Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.

Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco