Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Mbrojnë Ballukun/ Peleshi ia ngec Taulant Ballës: Ma kërkoi ai shtyrjen e Këshillit të Mandateve

Mbrojnë Ballukun/ Peleshi ia ngec Taulant Ballës: Ma kërkoi ai shtyrjen e Këshillit të Mandateve

13:09, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK për të hequr mandatin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë me vlerë miliona euro, dhe për të hapur rrugën arrestimit të saj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i tha në sy Peleshit se ka refuzuar 5 herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Në përgjigje Peleshi ia ngeci Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar socialist duke thënë se kishte qenë ky i fundit dhe Bledi Çomo që kanë kërkuar ta shtyjnë duke sugjeruar të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

'Shtyrja e mbledhjes u bë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve, vendimet nuk merren thjesht me shumicë; çdo propozim i anëtarëve ka vlerë. Me propozim të deputetëve anëtarë, Taulant Balla dhe Bledi Çomo, që kërkuan të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e shtyva mbledhjen.'- u shpreh ai

Me këtë shtyrje i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh.

'Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur" tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco