Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Rama në botë u bë i të gjithëve dhe i të gjitha feve, veç i shqiptarëve jo

Rama në botë u bë i të gjithëve dhe i të gjitha feve, veç i shqiptarëve jo

12:33, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Damir Dibra

N’Izrael e vuni ksulën, e u ba hebre;
N’Itali iku te papa, e gjeti nji fe;
Te greku n’Athinë, kryqin shpejt’ e bani;
N’Turqi u fal bukur, si t’ishte Sulltani.

Në Nju Jork rrah gjoksin, bahet globalist;
Në Paris pin vënë, shitet si artist;
Me Vuçiqin n’shpi, bahet ballkanik;
Për t’hujt asht zotni, për t’vetin rrezik.

Për t’huajin ka mjaltë, ka qeshje e drit’;
I rrah krahët botës, t’u u shitë sikur shpirt;
N’Bruksel me kostum e atlete n’kamë;
Për m’u dukë modern, e me fitu famë.

Po kur vjen n’Tiranë e zbret prej avioni;
Ndrron ftyra e tij, rifillon aksioni;
Për t’vetin s’ka bukë, shpresë, e as derman;
Ia ka inat vllaut, Albinit dardan.

Nëpër botë piktor, artist i madh n’skenë;
N’Shqipni bahet dreqi, kap e ndrysho fenë;
Në Romë kardinal, n’Stamboll bahet pashë;
Ska ai asnji faj; por na jena t’trashë.

Çdo gjuhë e flet mirë, çdo fe e pranon;
Veç gjuhën e popullit kurr nuk e kupton;
Tash u ba hebre; ma parë turk, talian;
E ka ba Shqipninë, për dreqin vatan.

Këtë poezi e shkrova për Edin, që n’për botë u ba i te tanve e i tana feve, veç i shqiptarëve jo. Nji homazh për liderin tonë “global” që shkelqen jashtë e t’firon brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco