Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Balla ofendoi protestuesit paqësorë/ ‘Harron Ramën e lapangjozët e 21 janarit’, Vasili: Po të kishte turp e cipë do ta mbyllte gojën!

Balla ofendoi protestuesit paqësorë/ ‘Harron Ramën e lapangjozët e 21 janarit’, Vasili: Po të kishte turp e cipë do ta mbyllte gojën!

11:27, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ligjvënësi i PL, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në seancën plenare të së martës i quajti protestuesit paqësorë të opozitës si lapangjozë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në platformën sociale, Facebook, Vasili i ka kujtuar Ballës, protestuesit e dhunëshëm të 21janarit të 2011.

Duke e ilustruar reagimin e tij përmes fotove, Vasili solli në vëmendje dhunën që protestuesit e opozitës së asaj kohe, PS, ushtronin ndaj policisë dhe institucioneve e bizneseve private përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

‘Po të kishte turp dhe cipë Balla do ta mbyllte gojën se Fotot flasin vetë se çfarë bënte ai dhe Rama me lapangjozët e tij më 21 janar’, përmbyll reagimin e tij ish deputeti i PL, Petrit Vasili.

Statusi

Balla tha lapangjozë, por shikoni ju vetë fotot e lapangjozëve të tij më 21 janar 2011!

Balla i quajti lapangjozë protestuesit e opozitës pak ditë më parë.

Po të kishte turp dhe cipë Balla do ta mbyllte gojën se Fotot flasin vetë se çfarë bënte ai dhe Rama me lapangjozët e tij më 21 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco