Iriqi:-Protesta më 24 janar qe shumë masive. Se sikur e qesëndise ca ditë para?
Balla:-Unë u gëzova. Do zoti shtohen më shumë.
Iriqi:-Si kështu?
Balla:-Nga që është tmerruar Rama. Në banjë e gdhiu dt 25. Diareja e shplau.
Iriqi:-Dhe!
Balla:-Dhe nuk do merret me ne. Se në çdo gjë që fut hundët e bën ibret.
Iriqi:-Psh?
Balla:-Psh me mbrojtjen e Ballukut. Ia thanë amerikanët, në se nuk futet në burg ajo, futu ti.
Iriqi:-Dhe ky ç’i tha?
Balla:-Sytë që t’i pëlcasin. Tha, po mos hyri Balluku do të fut Taulantin. Bile më thirri e ma shprehu në sy. Pranon të bësh burg në se ta kërkon partia? Pranoj o si jo, i thashë.
Iriqi:-Pse ka fakte për ty?
Balla:-Tani ti Iriq mos ia qr. Ka deputet nga tanët që s’ka vjedhur? Që nga troje, prona, konçesione, tendera, drogë, kontrabandë. E xhveshim buxhetin që në janar ne. Populli mbahet me pikatore gjithë vitin.
Iriqi:-Pra mund ta hash?
Balla:-Me mua s’e ka kollaj Palloshi. Se iki në Zvicër te Ahmetaj. Dhe më pas e di Rama. S’ka shqiptar që më kap mua në fjalë.
Iriqi:-Pse, je më i mençur ti?
Balla:-Jam shkencëtar.
Iriqi:-Shkencëtar?!
Balla:-Po. Pyeta për veten Inteligjencën Artificiale një ditë, por me pseudonim, sikur nuk e pyeta unë. Dhe…
Iriqi:-Dhe?
Balla:-Dhe Taulant Balla është shkencëtar i shquar, i kalibrit botëror, më shkroi.
Iriqi:-Po pse je shkencëtar ti?
Balla:-Se e kam kthyer mushkën në Range Rover, e kam transformuar, më shkroi.
Iriqi:-Që dmth?
Balla:-Që dmth jam njeri i veçantë. E nisa jetën me mushkë e tani jam majë Range Roverit. Kupton? Kam dhe një ëndërr që…
Iriqi:-Kë?
Balla:-Ta fitoj një çmim Oscar. Asgjë s’më pengon. Veç kafka do rregulluar pak dhe hop do ia dal. Patjetër do ia dal.
© SYRI.net