SYRI TV/ Debate në kuvend për protestën e 24 janarit, opozita denoncon dhunën masive të policisë

16:26, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debate të ashpra në seancën parlamentare për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve më 24 Janar dhe hedhjen e gazit lotsjellës të skaduar duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ndërsa opozita i kërkonte dorëheqjen, Ministrja Albana Koçiu mori në mbrojtje Policinë, duke mohuar edhe arrestimin apo dhunën e të miturit, që u prangos edhe pse nuk kishte lidhje me protestën. Kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka kriminalizuar policinë duke e përdorur për të dhunuar qytetarë e për të rrëmbyer biznesmenë e të mitur.

Syri TV

Dhuna policore  në protestën e 24 janarit që nuk kurseu as të miturit dhe gratë, dhe gazi lotsjellës i skaduar që u hodh ndaj protestuesve shkaktoi debate të ashpra në seancën plenare në kuvend. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiun për gazin e skaduar me pasoja të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Në vend të llogarisë, Koçiu mori në mbrojtje policinë nga foltorja e kuvendit,  duke theksuar se efektivët kanë vepruar konform ligjit, ndërsa mohoi se gazi i hedhur nga policia në drejtim të qytetarëve ishte jo proporcional.

Deklaratat e Koçiut ngjalli debate  të forta, ku deputetët e opozitës  akuzuan Koçiun se helmoi qytetarët në protestë, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sulmoi dhe ofendoi nga kuvendi qytetarë çka tensionoi edhe më tej situatën.

Koçiu shkoi edhe më tej në deklaratat e saj lidhur me protestën e 24 janarit, duke mohuar edhe arrestimin dhe dhunimit e të miturit, Romeo Kora, çfarë solli reagimin e ashpër të ligjvënësve  opozitarë të cilët denoncuan edhe kriminalizimin e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco