Deputeti demokrat Flamur Noka ka sulmuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar qeverinë se nuk përfaqëson qytetarët dhe se ka lidhje me krimin e korrupsionin.
Noka u ndal edhe te protestat që po zhvillohen prej më shumë se 50 ditësh, duke thënë se ato janë zëri i qytetarëve të pakënaqur.
“Rendi i ditës mbi të gjitha është zëri i qytetarëve. Ata janë atje jashtë sepse ju nuk i përfaqësoni”, deklaroi Noka, duke shtuar se shqiptarët janë varfëruar dhe ndihen të shkelur nga qeverisja.
Noka:
Prandaj e policia e shtetit sillet si bandë me qytetarët, mo. Po ku je ti mo, po çfarë jeni ju mo? Po nuk keni asnjë lidhje, ti s'ke asnjë lidhje me shtetin. Po ju nuk keni asnjë lidhje me shtetin, ju thjesht keni po lidhje me bandat. E përmendi ai termin përdhunim. Kjo anë nuk e njeh si term. Se as e ka ushtruar kurrë, as nuk ka pranuar kurrë. Por më të përdhunuar se ti s'ka parë ky parlament, as ka për të parë.
Pse? Të ka përdhunuar Sueli, dhe unë e ti e dimë mirë shumë. Të ka përdhunuar Sueli edhe në 3 të mëngjesit. Uunë po citoj, Zoti Peleshi, unë po citoj... unë po citoj ato që u thanë. Unë nuk po them asnjë term të ri që të më thuash. Prit, një sekondë. Të ka përdhunuar Sueli dhe ne e dimë shumë mirë. Të ka përdhunuar Edi Rama dhe ne e dimë shumë mirë. Të ka përdhunuar Gys Agasi kur të fluturoi per rreçkash dhe atëherë tentove të bësh blof, po jo të reagosh. Prandaj ti e ke qejf termin përdhunim, sepse je i rritur mes përdhunimesh. Prandaj mos guxo t'ia thuash kurrë, as qytetarëve, jo më t'ia thuash dikujt tjetër.
Atë sindromë nga i cili ke vuajtur dhe të ka bashkëshoqëruar gjatë gjithë jetës tënde. Mor e vesh? Përsa i përket çështjes. Po mo po, ka rend dite sot. Po rend dite mbi të gjitha rendet e ditës është zëri i qytetarëve. Dhe atje përjashta prej 50 e ca ditësh janë qytetarët që flasin. Sepse ju nuk i përfaqësoni ata. Këtu ke dikënd që përfaqëson Suelin, këtu ke dikënd tjetër që përfaqëson Troplinët. Pra ju përfaqësoni krimin. Përfaqësoni korrupsionin dhe nuk i përfaqësoni dot qytetarët.
Nuk i përfaqësoni dot qytetarët. Prandaj ata reagojnë. Se janë të vjedhur, se janë të shkelur me këmbë. Se i keni varfëruar. Se i keni detyruar të rrinë të mbijetojnë me 50 euro ndihmë ekonomike.
© SYRI.net