Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Skandal/ Koçiu harron gazin dhe dhunën e policisë në protestën e opozitës: I mituri na qëlloi me gurë policët...

Skandal/ Koçiu harron gazin dhe dhunën e policisë në protestën e opozitës: I mituri na qëlloi me gurë policët...

13:40, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar nga Kuvendi pas protestës së opozitës që u mbajt ditën e shtunë, ku pati edhe përplasje me policinë pasi ajo sulmoi me ujë dhe me gaz lotsjellës të skaduar protestuesit demokratë.

Sipas porosisë së Ramë, Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se 11 policë u lënduan. Ndërkohë që në asnjë spital nuk kishte atë natë ndonjë polic që thoshte se jam lënduar. Ndërsa u shpërndanë nja dy foto që tu mbushnin mendjen njerëzve se paska patur edhe policë të lënduar.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Rrefimi tronditës i të miturit: Më rrahën policët me grushta në fytyrë, isha vetëm kureshtar

“Dua të jep e qartë kur them që policia nuk ushtroi dhunë. Policia u përball me dhunë. Në protestë efektivët u sulmuan me molotov dhe sende të forta, dhe për pasojë 11 efektivë u lënduan dhe morën ndihmën në spital. U bë thirrje vazhdimisht për qetësimin e situatës, dhe vetëm pas kësaj u ndërmorën masa për shpërndarjen e turmave sipas rregulloreve.
Dua të sqaroi edhe rastin e shoqërimit të një të mituri, u konstatua duke hedhur gurë dhe sende të forta drejt policisë. I mituri është 14-vjeç, në asnjë moment nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore. U mbajt në ambiente të veçanta. Koçiu nuk përmendi fare akuzat për dhunë ndaj të miturit. Akuza të bërë këto edhe nga familjarët e tij, por edhe nga opozita dhe përfaqësuesit e saj ligjorë. Ajo nuk dha asnjë shpjegim për këtë skandal.

Lexo edhe: VIDEO/ ‘Më kanë gjuajtur me shpullë në kokë’/ Narko-policia e Ramës dhunon 10-vjeçarin

Ndërkohë ministrja e Brendshme nuk shpjegoi se përse policia sulmoi protestuesit pasi ata në asnjë moment nuk po u afroheshin as institucioneve dhe as policisë tek kryeministria. Nuk shpjegoi edhe sulmin e pastër ndaj përfaqësuesve të medias të cilët përfunduan në spital nga hedhja pa limit e gazit të skaduar në drejtim të tyre.

Lexo edhe: 

Bardhi: Banda e Ramës nuk njeh limite, policia e kryekriminelit Proda arreston edhe fëmijë 10 vjeç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco