'Afat 30 ditë' / Kryetarja rilindase e Vlorës tallet hapur me tregtarët pas protestave,i lejon vetëm 1 muaj të punojnë...

09:18, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata mes tregtarëve dhe Bashkisë së Vlorës mbetet e tensionuar, pas vendimit të kryetares, Brunilda Mersini, që u lejon tregtarëve të punojnë në treg vetëm një muaj, dhe më pas do të largohen.

LEXO EDHE: 'Po na nxjerrin në rrugë', Tregtarët protestojnë para Bashkisë Vlorë: Jemi hallexhinj, tregu ishte e vetmja gjë që kishim!

Njëri nga tregtarët që foli për mediat tha:

“Do vazhdojmë të punojmë një muaj që na ka dhënë kryetarja si afat, më pas nuk e dimë çfarë do ndodhi me ne".

Tregtarët e Vlorës e shohin këtë vendim si një formë 'lemoshe', që nuk zgjidh problematikat reale të tyre dhe i detyron të përballen me pasiguri totale për mbijetesën e biznesit.

LEXO EDHE: Tensionohet situata në Bashkinë e Vlorës, tregtarja: Merr armët e më vrit, por nga puna nuk lëviz

Ata paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen dhe se protesta do të vazhdojë nëse Bashkia nuk merr vendime konkrete për të mbrojtur punën dhe të ardhurat e tyre.

Ky vendim i kryetares Mersini vjen pas disa takimeve të dështuara me tregtarët, ku nuk janë marrë asnjë masë reale për të zgjidhur problemet e tarifave dhe hapësirave të tregtimit.

LEXO EDHE: VIDEOLAJM/ Tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

Protestat e sotme dhe veprimet e tregtarëve tregojnë se situata në Vlorë po përshkallëzohet, ndërsa komuniteti i tregtarëve kërkon mbështetje dhe zgjidhje të qëndrueshme, jo vetëm “afate përkohësore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco