'Protesta e opozitës'/ Ismaili: Dhuna ndaj protestuesve vijoi edhe brenda komisariateve, ky regjim i ngjan Iranit

17:37, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas protestës së opozitës të së shtunës, përplasjet dhe dhuna nuk u ndalën vetëm në bulevard, por vijuan edhe brenda ambienteve të komisariateve të policisë në kryeqytet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili,  i ftuar në Intervistën e pasdites në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci ka rrëfyer detaje tronditëse nga ajo që përshkruan si dhunë barbare e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve, veçanërisht në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë.

Sipas dëshmisë së deputetit, ai dhe një grup tjetër ligjvënësish të opozitës u paraqitën në këtë komisariat për të kërkuar informacion mbi një protestues të arrestuar nga Berati, Rexhino Pepaj. Ismaili u shpreh se Pepaj ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ishte arrestuar e goditur dhunshëm nga dy persona civilë. Më pas, protestuesi ishte liruar për shkak të gjendjes së tij dhe ishte paraqitur në spital me shenja të dukshme dhune. Por pika kulmore e denoncimit të tij ishte zbulimi i një fëmije 10-vjeçar brenda ambienteve të komisariatit.

Deputeti Ismaili e përshkroi fëmijën si të traumatizuar psikologjikisht dhe me dhimbje fizike. “Një fëmijë që qante,” tha ai, duke shtuar se një oficer policie po tentonte ta merrte në pyetje pa praninë e prindërve, një punonjësi social apo një kujdestari ligjor.

Sipas tij, fëmija ishte marrë nga rruga dhe ishte futur në komisariat pa asnjë arsye. “Kjo i kalon kufijtë e barbaritetit,” deklaroi Ismaili, duke e quajtur ngjarjen të papranueshme. Deputeti akuzoi policinë se kishte vepruar sipas një “skenari të mirëpërgatitur” për të ushtruar dhunë dhe për të frikësuar protestuesit. Ai theksoi se gjatë protestës u përdor gaz lotsjellës i skaduar, i cili, sipas tij si mjek, është tejet i dëmshëm për shëndetin.

Ai shtoi se forcat operacionale dhe agjentë të veshur me kostume sportive e kapuçë vepruan në mënyrë të paligjshme, duke shoqëruar dhunshëm qytetarë pa dallim. Më tej, deputeti Ismaili bëri një krahasim të ashpër, duke thënë se këto akte e bëjnë regjimin aktual të ngjashëm me atë të Iranit dhe jo me një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ai dënoi ashpër sjelljen e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një forcë që vepron kundër qytetarëve të vet.

Ismaili:

Atëherë, fillimisht dua të falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë  jashtë strukturës së Partisë Demokratike, ëhë, pasi gjatë takimit që pata me qytetarët dhe votues të qarkut të Beratit, kontaktova gjatë protestës dje edhe votues të cilët nuk kanë qenë votues të Partisë Demokratike, në bashkinë e Dimalit, në bashkinë e Kuçovës, të cilët nga fatkeqësia e madhe, jo nga natyra, por nga papërgjegjshmëria e menaxhimit të kaskadës së Devollit, para rreth 10 ditësh u përmbytën në fshatin Kozare, Sals Kozare apo dhe në fshatrat e bashkisë së Dimalit, dhe qeveria inekzistente me një përbuzje, me një shpërfillje jashtë mase, i detyroi këta qytetarë që të ishin dje para kryeministrisë për të protestuar kundra gjithë këtij regjimi, gjithë kësaj neglizhence të qeverisë.

Pasi mbaroi protesta, aktualisht, unë isha me familjen time, në protestë, me fëmijët e mi dhe me familjen time. Papritur, u gjendëm përballë një breshërie të madhe me gaz lotsjellës dhe me ujë nga ana e policisë së shtetit. Ajo që dua të them, flas në pozitat e mjekut, gazi i skaduar, është gaz shumë i dëmshëm për shëndetin dhe unë e provova vetë, pasi kisha vështirësi në frymëmarrje dhe shumë protestues dhe kolegët e mi me të njëjtat shenja, me të njëjtën arsye.

Duke qenë se duhet të isha pranë të gjithë protestuesve të qarkut të Beratit, më vjen njoftimi se një nga protestuesit i cili ishte në vështirësi shëndetësore si pasojë e gazit dhe e goditjes së policisë, arrestohet papritur dhe papandehur nga dy civilë dhe duke u goditur shoqërohet në komisariatin, në një nga komisariatet e Tiranës. Pasi mora njoftimin, bashkë me një grup deputetësh të Partisë Demokratike, jemi drejtuar drejt komisariatit numër një për të marrë informacion në lidhje se, protestuesi më thanë që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Bëhet fjalë për qytetarin Rexhino Pepaj, i cili është nga Berati, është anëtar i Partisë Demokratike, është votues i Partisë Demokratike, i cili mbrëmjen e djeshme ka kaluar pranë spitalit rajonal Berat. Duke parë se policia me neglizhencën e vet e pa në vështirësi në gjendjen për gjendjen shëndetësore që kishte, e nxori se arrestimi i tij ishte totalisht i paligjshëm dhe personat me të cilin ai kishte ardhur nga Berati, me Besnik Eskiun dhe të tjerë, e shoqëruan, por rrugës nuk është ndjerë mirë dhe është paraqitur pranë spitalit.

Me shenja dhune, shenja të cilat ne i kemi identifikuar,  dhe ka qëndruar për disa orë duke u ekzaminuar me vështirësi të theksuar në shikim, vështirësi e cila vazhdoi gjatë gjithë natës. Edhe sot në këtë moment, pasi unë kam folur rreth para gjysëm ore, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Pra e gjithë kjo situatë na detyroi ne që të ishim afër protestuesve dhe u paraqitëm nëpër komisariatet e Tiranës.

Unë qëllova që të isha pranë komisariatit numër një. Po, jemi duke e ndjekur momentin. Nuk e di regjia nëse e kemi me zë apo jo? Aty mu dha informacioni që ky shtetas dhe shtetas të tjerë që s'kishin, ishin shoqëruar padrejtësisht, në mënyrë çnjerëzore nga ana e policisë dhe agjentëve. Agjentët e policisë dhe forcat operacionale ishin veshur me kostume sportive, me kapuç në kokë, të cilët, sa të shikonin një qytetar, e merrnin e shoqëronin pa ditur se kush ishte.

Nëse do të shikoje të gjithë pjesën e qendrës së Tiranës, duke filluar nga bulevardi qendror, gjithë pjesa, rrugës që shkon nga bashkia te parlamenti dhe gjithë bulevardi që çon te Partia Demokratike dhe çdo gjë, të gjithë rrugët u mbushën me gaz nga ana e policisë.

Në mënyrë që të trembnin dhe të intimidonin sa më shumë protestuesit.

Ajo që dua të them, që është shumë e rëndë, është tmerrësisht, është shumë e rëndë, policia e kishte përgatitur një skenar të vetin. Nëse do të shikojmë rrethimin që i kishte bërë vendit ku do zhvillohej protesta, bulevardit qendror para kryeministrisë, e gjithë pjesa mbas skenës që do flisnin forcat që ishin aty, ishte e rrethuar me jo brenda në mënyrë që mos t'i jepje asnjë lloj mundësie, qoftë grupit të deputetëve, qoftë liderit të opozitës, qoftë të gjithë pjesëmarrësve që ishin aty, në mënyrë që me atë skenar dhe me atë sulm të rrufeshëm me ujë dhe me gaz lotsjellës, bëri që qytetarët të ngrinin dhe të ishin pamundur për të lëvizur në mënyrë që t'i shmangeshin kësaj katastrofe për të cilën ndodhi policia. Ambienti pastaj brenda komisariatit numër një, ishte një ambient që normalisht nuk i ngjan një komisariati policie. Ajo që dua të them, është se komisariati i policisë numër një, në distriktin e vet ka zemrën e kryeqytetit.

Ku janë të instaluara të gjithë institucionet e rëndësisë së veçantë, janë ministritë, janë trupat diplomatike, janë ambasadat, por është dhe zona më elitare që ka Tirana.  Dhe trupa policore që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, duhet të jetë një trup policore e cila të jetë në atë nivel që t'i përkasi këtij lloj komuniteti që jeton në këtë zonë.

Ne u gjendëm përballë disa patronazhistëve. Po të shikosh një polic i cili, vetëm polic nuk mund të quhet, fatkeqësisht ka të veshur një, një rrobë të policisë e cila është rrobë e shenjtë. Rrobë për të cilën të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë respekt. Por nuk ka respekt për njerëzit që drejtojnë apo për njerëzit që e mbajnë këtë rrobë veshur. Nuk mundet të ushtrohet dhunë në atë nivel, jo vetëm ndaj deputetëve, por ndaj të gjithë qytetarëve.

S'mund ta imagjinoni dot, unë jam futur në ambientin e komisariatit numër një, kam gjetur një fëmijë 10 vjeç, të traumatizuar nga ana psikologjike. Një fëmijë që qante, një fëmijë që kishte dhimbje trupore, një fëmijë që një oficer që ishte oficer i pjesës së recepsionit, kërkonte ta merrte në pyetje. Pa prezencën e prindërve, pa prezencën e një punonjësi social, pa prezencën e një kujdestarie. Kjo është një dhunë, një dhunë që nuk mund të imagjinohet. Nuk mund të ndodhë në asnjë shtet. I kalon kufijtë e barbaritetit.

Është një dhunë që përveç dhunës fizike që kishte fëmija, kishte dhe një dhunë psikologjike. U detyrua ndërhyrja e grupit të deputetëve...

Ky ishte momenti për të cilën çdo njeri që të jetë duhet të reflektojë. Absolutisht, nuk mundet që të shikosh një fëmijë 10 vjeç të shoqëruar në ambientin e komisariatit, të terrorizuar dhe të dhunuar dhe fizikisht dhe psikologjikisht dhe mos t'i japësh ndihmë, edhe në rrugë ta shikosh. 

Prindërit e vet të cilët nuk ishin, nuk ishin, fëmija kishte qenë në xhami. Çfarë kishte fëmija? Çfarë bëri fëmija? Si mund ta marrin njerëzit dhe ta godasin fëmijën, ta fusin në makinë policie dhe ta sjellin ta hedhin në një cep të komisariatit. Kjo është një gjë e papranueshme. Është një gjë që nuk e pranon, nuk e pranon asnjë... Pra, ky regjim të krahason me regjimin e Iranit. Nuk të krahason me një regjim të një vendi që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian.  Çfarë i bëjnë qytetarët shqiptarë policisë së shtetit? Çfarë u bënë këtyre njerëzve? Që i morën, çfarë i bëri Rexhino Pepaj i Beratit? Erdhi për të protestuar, e fut policia dhunshëm. Po, e cila shoqërohej dhe me pamjet... Po kërkonte kolegët e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco