Arrestimi i protestuesve/ Këlliçi: Për t’i intimiduar që të mos dalin sërish në protestë, Rama në km e fundit

Arrestimi i protestuesve/ Këlliçi: Për t’i intimiduar që të mos dalin sërish në protestë, Rama në km e fundit

23:46, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha se 3 të rinj që nuk kanë asnjë lidhje me aktet e dhunës e mbahen të shoqëruar në komisariat pa asnjë të drejtë vetëm për t’i intimiduar që të mos dalin sërish në protestë.

Tre protestues paqësorë janë shoqëruar në komisariatin nr 6.

“Ka një tentativë për ti mbajtur të ndaluar derisa të ndalin para gjykatës vetëm për ti intimduar. Janë protestues paqësor që kanë dalë në protest kundër një qeverie që po shpopullon qeverinë.

Arsyeja pse po mbahen është qesharake. Aludohen se kanë qenë pjesëmarrës në hedhjen e kokteljeve të molotovit. Nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk ka asnjë provë që të faktojë këtë pretendim të prokurorit të gatshëm” tha Këlliçi në një intervistë për Syri TV.

Këllliçi tha se qeveria Rama po përpiqet për të intimiduar protestuesit për të mos dalë më në protest por asgjë nuk e ndal revoltën e PD-së

“Së bashku me deputetët Klevis Balliu dhe Ivi Kaso kemi marrë kontakt  me drejtuesit e komisariatit nr 6. Jemi në pritje të përfundimit të deklaratës së tyre
Janë protestues paqësorë që nuk kanë lidhje as me një akt dhune dhe me asnjë akt tjetër që mund të ketë ndodhur I nxitur nga policia, apo provoktorë brenda turmës. Civilë e bandit të Edi Ramës të future në protest për të nxitur dhunë.

 Ky panik i Edi Ramës për të trembur e frikësuar qytetarët që dalin në protest paqësore tregon më së miri që jemi në kilometrin e  fundit të këtij grupi kriminal.

Tre të rinjë nuk kanë asnjë lidhje me aktet e dhunës e mbahen të shoqëruar në komisariat pa asnjë të drejtë vetëm për t’i intimiduar që të mos dalin sërish në protestë. Por në protestën e tjetër të njoftuar nga PD do të jemi edhe më shumë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco