Juristët, përfaqëuesit ligjorë të PD-së dhe deputetët demokratë ndodhen në ambientet e komisariateve të policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të shoqëruar pas protestës së opozitës.
Ymer Biba është një nga protestuesit i cili është shoqëruar në komisariatin nr 4.
Ai i ka treguar juristit Franc Nuri si kishte përfunduar në polici.
“Ai ka treguar se i ka rënë të fikët në bulevard për shkak të gazit. Më pas brenda në ambulancë një person civil i atashuar tek komisariati nr 4 i kërkonte telefonin e adresën. Pasi i japin ndihmën e parë në QSUT e shoqërojnë në komisariat fillimisht nr 1 dhe më pas tek nr 4”
, Janë kapur qytetarë me duar në xhepa’ shton Nuri në një lidhje live me Syri TV.
Një ndër skandalet është dhe shoqërimi I të miturit 10 vjeçar vetëm se ishte në protestë.
“Çfarë të keqe ka të jesh në protestë. I mituri ishte lënë pa ujë e pa mundësi komunikimi. Ai kishte frikë. I mituri kishte qenë duke parë se çfarë po ndodhte dhe e kishin shoqëruar’© SYRI.net