Bozdo: Arrestimi i një fëmije 10 vjeç tejkalon çdo kufi, është degradim i institucioneve

Bozdo: Arrestimi i një fëmije 10 vjeç tejkalon çdo kufi, është degradim i institucioneve

22:15, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar çdo kufi me arrestimin e një fëmijë 10 vjeç vetëm pse ishte në protestë.

Reagimi i deputetit Eno Bozdo:

Ndalimi i një fëmije 10-vjeçar përbën një shkelje të rëndë të çdo norme njerëzore dhe juridike. Në çdo shoqëri që pretendon drejtësi dhe shtet ligjor, një veprim i tillë është i papranueshëm. Akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.

Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetëror.

Kjo nuk është rend publik.

Është dështim dhe degradim i institucioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco