Tension në komisariatin nr 1/ Qytetarë e deputetë të PD-së përplasen me policinë. Refuzon të japë informacione për arrestimet

22:06, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë mjaft e tensionuar po ndodh në komisariatin nr 1 në Tiranë ku ka një numër të madh protestuesish të shoqëruar pas protestës së opozitës

Familjarë të të shoqëruarit janë konfrontuar me policinë duke kërkuar informacion mbi personat që janë shoqëruar. 

Në krah të familjarëve kanë qenë dhe deputetët e PD-së, mes tyre Tomorr Alizoti, Besar Xhaferri, Flamur Noka dhe avokatja Eda Grimçi.

Gazetari i Syri TV informon se ka pasur dhe një përplasje fizike në ambientet e brendshme të komisariatit. Nuk dihen shumë detaje se çfarë ka ndodhur pasi janë mbyllur oborret e jashtme të komisariatit. Në mbështetje të policisë ka mbërritur dhe një grup i shqiponjave.

Ndërkohë Tomor Alizoti thotë se kërkohet takim me shefin e komisariatit për të marrë informacion por kërkesa nuk pranohet.  

"Çfarë problemi ka. Pse është kjo mbrojtje. Duam të takojmë shefin e policisë e pyesim si është puna për hallexhinjtë që keni kapur. Na sqaroni' thotë Tomorri. 

 

Në komisariatin nr 1 është shoqëruar dhe fëmija 10 vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco