Policia e urdhëruar nuk njeh kufi, tenton të arrestojë protestuesit në selinë e PD, deputetët përplasen me ta

21:27, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Terrori i policisë së shtetit shkoi përtej asaj çfarë ndodhi gjatë protestës ku ndaj protestuesve u hodhën gaz lotsjellës dhe ujë.  Në mbrëmje kur protesta kishte mbaruar dhe një grup mbështetësish ndodheshin ende në selinë PD, jashtë saj kanë qenë efektivët e policisë të veshur civilë të cilët kanë qenë në pritje të dalin protestuesit për t’i arrestuar.

Në një moment ata tentuan të shoqëronin një protestues dhe ta fusnin në makinë. Në këtë moment ndërhynë deputetët e PD-së të cilët u përplasën me policinë dhe I larguan.

Gazetari  i Syri TV,  Klajdi Bodlli tregon se çfarë ndodhi

Një grup punonjësish të policisë së Tiranës, të forcave Shqiponja dhe të rendit, ishin në hyrje të selisë së PD-së. Ndërkohë pak metra më tutje, sa kalon kthesën që çon tek kalaja e Tiranës një grup civilësh që po ruanin qytetarët protestues që të dilnin nga selia e PD-së.

Kur Flamur Noka dhe Klevis Balliu identifikuan efektivët me uniformë ndërhynë. Në një moment ata civilë, kur panë konfliktin u larguan me vrap drejt drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ishte një grup prej 10 efektivësh civilë që po ruanin qytetarët të dilnin nga selia e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco