VIDEO/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve, i falënderoj për punën e mirë që kanë kryer

20:31, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dënuar sulmet e policisë me gaz dhe helmimin e gazetarëve. Sipas tij, ‘gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin’.

Ndërkaq, Berisha ka falënderuar gazetarët për punën e bërë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Më thanë që janë keqtrajtuar edhe gazetarët.

I kanë helmuar gazetarët.

Kanë hedhur gaz kundër gazetarëve.

E dënoj këtë akt me forcën më të madhe.

Gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin.

Ai është i pashpresë.

Rama është një kufomë e pakallur dhe do e hedhim në Lanë siç është.

Njëherë u përqafoj ju se po bëni historinë.

Absolutisht po bëni historinë.

Popull vigan.

Po përmbysni diktaturën e dytë në Shqipëri.

Shumë faleminderit gazetarëve.

Keni bërë punën më të mirë.

Ne jemi shumë të vendosur në këtë betejë.

Ai e ka absolutisht të humbur.

Ai mendon se me topa dhe gaz lotsjellës dhe këto, por ne kemi pasë tanket përpara dhe u kemi dhënë atë që kanë merituar.

Ju falënderoj për raportimet që keni bërë dhe shpreh keqardhjen se si u soll policia me urdhër të Edi Ramës sepse ai tani është në një degradim moral dhe psikologjik të papërmbajtur.

Po fajet i ka vetë, krimet i ka kryer vetë, përgjegjës është vetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco