‘Edi Rama është fatkeqësi kombëtare’/ Emigranti – policëve: Jeni keqpërdor nga ky i pafytyrë...

20:32, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një fatkeqësi kombëtare e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama, një emigrant shqiptar që jeton e punon në Londër të Britanisë së Madhe.

I vetëm përballë kordonit të Policisë në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, emigranti u është drejtuar policëve me thirrjen që të mos e ndjekin kreun  qeverisë dhe të bëhen bashkë me qytetarët.

Siç shihet edhe nga video, emigranti u bëri thirrje policëve që të dorëzojnë detyrë, për shkak se ata po keqpërdoren nga kryeministri Edi Rama.

‘Nuk ka ndodhur në historinë shqiptare që të qëndrojë në pushtet një njeri me kaq shumë skandale’, citohet të ketë thënë emigranti nga Londra.

Këtë të shtunë, 24 janar, opozita mbajti protestën e dytë kombëtare, ku qindra e mijëra qytetarë nga i gjithë vendi vërshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pë rtë protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve të korrupsionit qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco