Ky është momenti kur nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i del përpara botit të ujit, i cili ishte nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë, aty ku janë mbledhur edhe protestuesit e opozitës.
Gjestin e ligjvënësit e PD e kanë përkrahur edhe protestuesit, të cilët i janë bashkuar Boçit për të mos lejuar që boti të shkojë te Kuvendi.
Policia vijon të jetë tejet e ashpër me protestuesit, ku herë pas herë përdor ndaj tyre gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa janë shënuar jo pak incidente gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.
Në një moment tjetër deputeti Luçiano Boçi kërkon një shpjegim nga autoritetet policore që ndodhen përballë protestuesve, mbi dhunën që ata po ushtrojnë ndaj qytetarëve të pakënaqur me abuzimet e qeverisë Rama dhe kabinetit të tij.
Luçiano Boçi u shpreh se qytetarët u dhunuan me urdhër të Ramës dhe drejtorët e kapur politikisht dhe nga krimi. Qëndresa vijon, theksoi ashtu, ndërsa shtoi se dhe qytetarët do të qëndrojnë!
© SYRI.net