Pavarësisht protestuesve paqësorë që kanë lëvizur nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ drejt Kuvendit të Shqipërisë, Policia nuk ka ngurruar të përdorë ndaj tyre gaz lotsjellës.
Siç mund ta shihni dhe në pamjet e ofruara nga raportimet e gazetarëve të Syri Tv në terren, tregojnë momentet kur policia sulmon protestuesit me gaz.
Madje disa prej protestuesve kanë guxuar sa kanë marrë gazin lotsjellës në dorë dhe u janë kundërpërgjigjur forcave të rendit me ato që u hodhën ndaj tyre.
Uniformat blu kanë marrë të gjitha masat për të bllokuar hyrjen e Kuvendit, ndërsa nuk mungojnë momentet kur policia sulmon protestuesit sërish me gaz lotsjellës.
© SYRI.net