Punonjës të policisë të veshur si civilë kanë gjurmuar qytetarët protestues për t'i arrestuar, teksa i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.
Në videon e siguruar nga Syri, shihet momenti ku disa policisë të veshur si civilë gjurmojë qytetarët për t’i arrestuar.
Sakaq ka qenë deputeti i PD, Besart Xhaferri, i cili u ka kërkuar policëve të mos i prekë djemtë, por pavarëisht thirrjes së ligjvënësit, policia i ka arrestuar.
Ai u ka komunikuar se është deputet i Kuvendit, ndërsa në sfondin e videos dëgjohen debate mes tij dhe Policisë, që me sa duket ka agravuar në dhunë të ushtruar nga Policia.
© SYRI.net