Policia e Ilir Prodës synoi të përçajë protestën duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Deri në afërsi të ministrisë së Brendshme, situata ishte e padurueshme për shkak të gazit lotsjellës, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
“Gazi lotsjellës ishte në sasi tejet të mëdha që pamundësonte qëndrimin e protestuesve të cilët nuk po konfrontoheshin me policinë por po protestonin në mënyrë paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Një ndërhyrje e patolerueshme përpara protestuesve të cilët nuk po përplaseshin me policinë por ishin aty kundër qeverisë. Pasi nuk kishte asnjë konfrontim fizik.
Pyetja që do të japin përgjigje është a është respektuar protokolli për hedhjen masive të gazit masiv.
Gazi lotsjellës hidhet vetëm në momentin kur autoriteti fizik I punonjësve të policisë dhe gardës e ka të pamundur të ndalojë protestuesit, ndërkohë që nga pamjet duket qartë se situata nuk ishte aspak e rrezikshme për policët, pasi protestuesit po largoheshin.
Madje pamjet tregojnë se ndërsa bulevardi po boshatisej autoboti me ujë del nga prapa kryeministrisë dhe hedh ujë drejt protestueve.
Cfare ndodhi
© SYRI.net