Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin “Syri Digjital” në Syri TV me moderator Bled Marku, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar aferën ‘Balluku’ si skandalin më të madh korruptiv të viteve të fundit.
Sipas saj, refuzimi për të mbledhur Kuvendin dhe për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK për hetime të mëtejshme tregon frikën e kryeministrit nga drejtësia, ndërsa aferat e njëpasnjëshme në Unazën e Madhe, AKSH dhe Portin e Durrësit, dëshmojnë se vendi po drejtohet jo më nga një qeveri, por nga një grup i strukturuar kriminal me Ramën në krye.
Erisa Xhixho: Së pari, ti në qoftë se sheh gjithë çfarë ka ndodhur sot me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, flasim për çdo gjë, përveçse për çështjen Balluku, që padyshim që është afera më e madhe korruptive dhe në qoftë se do të kishte një qeveri të përgjegjshme, absolutisht që do të duhet të ishte dorëhequr dhe shkarkuar, në mos, zv/kryeministrja, por kjo nuk ndodh ende. Edhe pse ka një kërkesë nga SPAK drejtuar Kuvendit për mbledhjen sa më parë të parlamentit dhe hapjes së rrugës së drejtësisë. Ajo mega aferë ku presupozohet mbi 75 milionë euro të ketë vjedhje, ku tashmë janë rënduar akuzat ndaj zv/kryeministres për gjashtë lotet e Unazës së Madhe, shumë të qartë e kemi të gjithë tashmë, që në krye të gjithë kësaj afere dhe urdhëruesi i kësaj afere, por dhe çdo lloj afere tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, është Edi Rama, i cili tashmë e ka marrë në mbrojtje zv/kryeministren dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të paprecedent përsa i takon parlamentit.
Fakti që pengohet dhe do të pengohet përmonse gjashtë javësh fakti i mosmbledhjes së parlamentit për të dhënë dritën jeshile pikërisht heqjes së çdo lloj imuniteti dhe ë hapjes së rrugës për hetimin e mëtejshëm të kësaj afere, tregon fare qartë frikën e Edi Ramës ndaj nkësaj çështje, por jo vetëm. Edhe çështja e AKSH-it, e gjitha, e cila gjithashtu është një aferë ku kemi tashmë një akuzë penale për grup të strukturuar kriminal. Pra këtu nuk flasim thjesht për një keqqeverisje. Këtu nuk flasim thjesht për disa korrupsione në disa rrugë të florinjta apo në hidrovirin e Durrësit ku 19 milionë euro u abuzuan dhe u përmbyt Durrësi dhe shumë qytete të tjera. Këtu flasim për një grup të strukturuar kriminal, ku faktohet ato që ka denoncuar opozita ndër vite, lidhjen e politikës me krimin e organizuar, se si merren peng biznesmenë, se si Gys Agasi, krahu i djathtë dhe koordinatori i korrupsionit dhe krimit të organizuar pranë kryeministrit, shantazhon apo drejton gjithë aferat korruptive në në AKSH, miliona e miliona euro vjedhje përsa i përket kësaj mega afere. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë më me një qeveri, po këtu kemi të bëjmë me atë që tashmë faktohet edhe nga hetimet që kryen Prokuroria Speciale, grupin e strukturuar kriminal ku në krye padyshim është Edi Rama.
Dhe në momentin e këtyre aferave, po afera të tjera që janë denoncuar dhe nga zv/kryeministri, kanë qenë denoncime shumë të forta. Fakti i parkut tek parku i Durana, ku mbi 46 kompani, ë zero taksa për mbi 500 milionë euro. Asgjë, një parajsë fiskale. Dhe ku të gjitha ato kompani që janë në AKSH, figurojnë dhe tek Durana. Pra është e njëjta 5D, 5B, tashmë edhe 5R-ja e fundit. Apo fakti i denoncimit tjetër që zoti Ahmetaj e bëri pranë televizionit tuaj përsa i përket portit të Durrësit, ku Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, pikërisht nga aferat korruptive me të cilat kjo qeveri tashmë operon dhe që nuk është thjesht një rrezik për vendin. Tashmë e kthyer në një narko-shtet, Shqipëria përbën një rrezik edhe për partnerët tanë ë ndërkombëtarë, absolutisht. Dhe në këtë situatë, çfarë bën kryeministri?
© SYRI.net