Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka folur për protestat në vend. Këlliçi tha se kjo protestë që po zhvillohet është shumë ndryshe nga çdo protestë tjetër.
Demokrati u shpreh se protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur, por fakti që në ditën e 26 ka ende masivitet tregon një sinjal të mirë për shoqërinë shqiptare.
Këlliçi tha se sulmet ndaj protestuesve, tregon problemin e madh që ka qeveria.
‘Kjo protestë e tanishme, ndryshon nga çdo protestë që është bërë. Nga mënyra e dhënies së mesazheve, këndi i fëmijëve, është një gjë brilante.
Protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur. Fakti që në ditën e 26 ka masivitet, ka shumë të rinj, ka energji, gjë që është sinjal shumë i mirë për shoqërinë shqiptare.
Në tërësi fakti që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat, tregon problemin e madh që ka qeverisja aktuale që nuk merret me problemet, por me personazhet’, tha Këlliçi.
© SYRI.net