'Shteti ka operuar si grup i strukturuar kriminal', Bushkolaj: Protesta kundër realitetit të krijuar nga narko-ekonomia

'Shteti ka operuar si grup i strukturuar kriminal', Bushkolaj: Protesta kundër realitetit të krijuar nga narko-ekonomia

22:16, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Redaktori i Syri TV thotë se Rama po mbështetet tek SPAK për të linçuar protestën kundër tij që tashmë ka hyrë në ditën e 26-të. Jo vetëm kaq.

I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ Elkier Bushkolaj thotë se janë dhe deputetët të cilët janë të diktuar nga krimi i organizuar në parlament që po sulmojnë protestën.

“Rama për të linçuar protestën në fakt po mbështetet në SPAK. Pse? Të gjithë ata njerëz që janë afër Ramës që po linçojnë këtë protestë, janë shumica o kandidatë për SPAK, ose janë pjesë e dosjeve në SPAK. Ne aty kemi lexuar emrin e Taulant Ballës, është Belinda Balluku me grupin e enturazhit të deputetëve të qarkut të Fierit. Ne nga ato që po sulmojnë protestën kemi deputetë të cilët janë të diktuar nga krimi i organizuar në parlament, dhe kjo protestë në vetvete është një protestë edhe kundër SPAK-ut. Pra këta njerëz që kanë dalë në shesh, kanë dalë dhe kundër SPAK-ut, për shkak se këto krime që po ndodhin dhe po ekspozohen tani”

Aty janë 100 mijë njerëz. Unë isha që ditën e parë në protestë dhe pyeta të paktën 15 njerëz, ore për çfarë keni dalë këtu? Asnjëri prej tyre nuk më tha kemi dalë për Zvërnecin. Secili fliste për hallin e vet. Dikush për spitalin, dikush për shkollën, dikush për prindërit e sëmurë, dikush për ilaçet. Pra jo ata njerëz që dalin dhe flasin në protestë domosdoshmërisht përfaqësojnë hallet e atyre qytetarëve.

Ne kemi pasur një sondazh këtu që na thotë 70% e shqiptarëve mbështesin SPAK-un, ndërkohë që ne shohim 100 mijë shqiptarë në rrugë që dalin kundër një qeverie e cila nuk është prekur sa duhet nga SPAK-u.

Kjo protestë është një realitet i krijuar nga narko-ekonomia. Në fund të ditës ata janë aty dhe pse Belinda Balluku nuk ka shkuar ende kërkesa nga SPAK-u.

Me këto paratë e krimit të organizuar është blerë dhe influenca ndërkombëtare. Janë blerë edhe këto mediat, madje dhe këto partitë e reja për shembull e keni vënë re që partitë e reja nuk flasin për dy gjëra.. Për paratë në infrastrukturë pra në ndërtim dhe në resorte turistike, nuk e kam dëgjuar në artikulimin e tyre. Dhe për call center-at. Një prej kryetarëve të partive të reja ka qenë pioneri i hapjes së call center-ave në Shqipëri. Dhe do duhej ta shqetësonte fakti që këtu call center-a që foli dhe ajo pulla e xhilarit, po zhvasin miliona euro nga qytetarët evropianë dhe ky zotëria nuk thotë asnjë fjalë. Ore po dëmtohet biznesi im se unë jam biznes i ndershëm, se ne e dimë që të gjithë paratë e pista në ekonomi dëmtojnë sipërmarrjen e ndershme.

 Tani çfarë ndodh? Kemi dhe ligjet nominale. Ne zotin Berisha e kemi parë 333 ditë nën masën e arrestit të shtëpisë për një vendim kolegjial, për një firmë. Po tani, emri i Edi Ramës përveçse del në dosje, del dhe në këto firmat e lejeve të ndërtimit që kanë përfituar dhe grupet kriminale. Pra kjo është llogjika që këtu shteti ka operuar de fakto si një grup i strukturuar kriminal për të pastruar paratë e krimit. Është Arben Ahmetaj kur foli për inceneratorët, Arben Ahmetaj e tha troç edhe qartë, është vetëm një njeri që mund të vinte në lëvizje të gjithë mekanizmin. Edhe në rastin konkret që flasim për paratë e drogës, që të vësh në lëvizje të gjithë mekanizmin, nga tatimet, doganat, Bankën e Shqipërisë, policinë e shtetit, prokurorinë, kadastrën, vetëm një njeri e ka aksesin ta bëjë. Pra nuk e bën dot asnjë ministër, një zëvendësministër, asnjë kryetar bashkie. Ky është i gjithë thelbi nëse do mbetemi tek Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco