VIDEO/ Hoxha: Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim dhe kulla, SPAK hetime me standard të dyfishtë

22:32, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka ngritur akuza të forta lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po funksionon pastrimi i parave në Shqipëri dhe trajtimi i dosjeve nga institucionet e drejtësisë.

Hoxha deklaroi se paratë e drogës po kanalizohen në sektorin e ndërtimit dhe në ndërtimin e kullave, duke ngritur shqetësimin për një lidhje të fortë mes ekonomisë informale dhe investimeve strategjike në vend.

Ai u ndal edhe te veprimtaria e SPAK, duke pretenduar se ekziston një standard i ndryshëm në hetimin e grupeve kriminale krahasuar me zyrtarët e lartë shtetërorë.

‘Për t’i bërë presion pozitiv që ata të veprojnë. Pra, në qoftë se ata e kanë bërë gati shkresën, dhe unë e di që e kanë bërë gati, ne do t’i kërkojmë që ata ta çojnë më shpejt. Duhet t’ua prishim bashkëpunimin. Çfarë po themi ne? E dimë që janë në bashkëpunim.

E dyta, fakti që unë e kam ndjekur në protestë me vëmendje, nuk ka patur asnjë lloj… ata e kanë si institucionin kryesor që ata shpresojnë. Dhe ky është perceptimi që shikon publiku.

E treta, javën e kaluar, ja të ta mbaroj një sekondë… e vërteta është, themi fundin që ta kuptosh. Është një budallallëk, e them me bindje budallallëk, sepse është… po t’i marrësh t’i bësh çdo lloj analize logjikës së tij. Dikur thoshte jam kryetari i opozitës… s’ka qenë ndonjë film i Enver Hoxhës, kemi arrestuar atë Enver Hoxhën, Aleks Xinxën. Një idiotësi komplet.

Të dalësh e të thuash që protesta është për të organizuar SPAK-un dhe është në përkrahje të SPAK-ut. Më dëgjo se nuk është e lehtë kjo të ta them deri në fund.

Javën e kaluar ne pamë dy operacione të SPAK-ut, që njëri e mbante datën e fillimit në 2021, pesë vjet më parë, atë që tha edhe Toni dhe prokurori, në hapësirë dhe në kohë kanë vlerat e tyre.

Dhe emisioni që bëmë bashkë javën e kaluar të thashë që ky hetim ka ardhur nga jashtë dhe në Shqipëri është vonuar pesë vjet. Dhe është hetim historik. Po hetohet çfarë ka ndodhur në 2019, 2020, jo 2025–2026.

Pra po hetohen për të gjitha ata. Nga 2020 deri në 2026 ata janë bërë investitorë strategjikë, janë bërë aksionerë, kanë hyrë… ka ndodhur dy palë zgjedhje nga ajo kohë. E sheh sa kohë është humbur?

Prandaj e mora të gjithë SPAK-un nga fillimi në fund.

Dhe ne, kur shikojmë operacionet kundër organizatave kriminale, shikojmë që vlera e objekteve, e pasurive, e llogarive që sekuestrohen është 200 milionë, 500 milionë euro.

Kur ka aksione ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, qoftë nga deri në rangun e zëvendëskryeministrit siç ishte rasti i Ballukut, vlera e llogarive bankare, e aseteve, e pasurive të patundshme që kapen është fare minimale.

Dhe kjo është akuza që kam unë për SPAK-un.

Në raportin e fundit që mbajti kreu i SPAK-ut tha: në vitin 2023 për çështjet e korrupsionit janë sekuestruar 1 milion e 100 mijë euro. Kaq ishin të gjitha sekuestrimet. Dhe janë konfiskuar, tha, vetëm 100 mijë euro.

Pra e gjithë kjo gjë e madhe… se SPAK-u për çfarë është ngritur? Për të goditur korrupsionin e shkallës së lartë. Pastaj vjen krimi i organizuar.

Sepse nëse nuk ka korrupsion, s’hyn dot krimi i organizuar. Nuk blen dot, nuk investon dot, nuk ka vullnet politik që ta ndihmojë në nivele të larta.

Pra si është e mundur që ti kur shkon te këto grupet, t’i thuash 500 milionë euro, uau, shifra shumë e madhe edhe për në Amerikë ajo, dhe kur shkon te krahët e tjerë, te ata që kanë krijuar gjithë infrastrukturën dhe e kanë shfrytëzuar e para në krimin e organizuar, shikon që konfiskimi është vetëm 100 mijë euro?

Atëherë ata njerëz që janë në protestë atje, janë së pari për korrupsionin. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe i pushtetit krijon hapësirën tjetër për krimin e organizuar.

Nëse Shqipëria sot është një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe e narkotrafikut, pse arriti në këtë ditë? Sepse korrupsioni i pushtetit që kemi ne, i kryeministrit që kemi ne, i qeverisë që kemi ne, ia lejoi këtë hapësirë, se e bëjnë ata përpara tyre.

Po kur u bë? Mbas mandatit të dytë. As në mandatin e parë jo. Mbas mandatit të dytë u krijua kjo hapësirë dhe ata sot arritën në këtë pikë.

Dhe jemi në pikën që me ata luftohet vetëm me dosje që vijnë nga jashtë dhe me këta nga brenda, statistikat e konfiskimeve janë fare minimale.

Pra si është e mundur që një qeveri që akuzohet që vetëm në një tender i thonë atje janë 50 milionë euro, dhe ti ke konfiskuar vetëm 100 mijë euro? Ku janë këto para? Dhe prandaj hyjnë në burg ata, rrinë të qetë.

Sepse asnjë nga zyrtarët e lartë, i cili është lidhja direkte e Ramës dhe ka zbatuar urdhrin e Ramës, nuk është në burg për atë që ka bërë me Ramën. Po është në burg për çështje individuale.

Merrini me radhë një nga një. Po bëhet nami për vilën e Belinda Ballukut. Po pse mo me një vilë e ka bërë Belinda Balluku atë? Po ajo vila ka qenë e drejtoreshës së AKSHI-t ajo mo vlla.

Pra sot jemi te kjo pikë.

Dhe këtu vijmë te shprehja që tha Çimi pak më parë. Nëse SPAK-u do të ishte në krye të detyrës së vet, në zbatim të ligjit, ata njerëz nuk do të ishin aty. Sepse hetimet do shkonin tek Rama.

SPAK-u minimalisht nuk i ka thirrur për një deklarim. Ka thirrje për një çështje vetëm t’u japin deklarime te inceneratorët.

Pra ne kërkojmë që SPAK-u ta çojë para gjykatës në bankën e të akuzuarve për këtë tragjedi që i ka shkaktuar Shqipërisë, se s’është për sot kjo, kjo do ta shikojmë dekada në vijim se sa dëm i është bërë vendit.

Pra ne kërkojmë mbështetje për ata që s’kanë bërë të kundërtën. As e kanë thirrur, kohë sa për sy e faqe, që të vejë atje ndonjë çështje.

Unë jam te kjo pjesa që duhet bërë presion pozitiv që ata të veprojnë. Të inkurajohen, të kenë kurajo, të kenë mbështetje.

Shumë mirë e di që i bën qytetarë. Po duhet të ketë reagim. S’mund të quhet reagim kjo gjëja që në moment që mbaron protesta ti kujtohesh dhe shkon te Zvërneci. Çfarë u kujtove ti te Zvërneci? Kush të ka penguar ty ta hetoje? Aty ishte Zvërneci.

Unë të them sot, në çdo resort që ka dhënë kjo qeveri, po të shkojë SPAK-u do ta gjejë krimin e organizuar brenda. O janë blerës, o janë bashkë-ortakë, o janë financues. Në çdo resort. Nuk di resort që nga veriu në jug.

Dhe e di pse janë ata? Se me atë çmim dhe atë vlerë që kanë ato objekte aty, nuk ka qytetar shqiptar nga ata që janë në protestë t’i blejnë. Pra do t’i blejnë ata. Është fare e thjeshtë.

Prandaj të del… porti i ri i vjetër që kemi patur ne 2600 vjeçar atje dhe fundoset. Se e do zoti i qiellit, se duhen këto sharlatanët që ta besojnë. Pra vjen ajo dhe ta fundos atë.

Prandaj te tjetri del prapë e njëjta lidhje. Dhe ky është problemi.

Këtë i kërkojmë ne SPAK-ut sot. Të godasë në nivelin e lartë. Është kryeministri që firmos. Çdo firmë kalon nëpërmjet atij.

Nuk di ndonjë deputet që krimi i organizuar ta ketë futur me pistoletë mbrapa atë t’i ketë futur në Kuvend, jo. E kanë thirrur dhe i kanë thënë: zotëri, në këtë zonë urdhëro, ke një ose dy mandate.

Mbështetje, fitove, je në rregull, hajde mbrapa kërko bakshishin për kontributin që ke dhënë. Dhe kjo ka ndodhur.

Pra ne kemi një shtet që ka mafien e vet. Nuk kemi një mafie që ka shtetin e vet. Sepse këtu, organizata e ka thënë me dhjetëra herë, më e madhja kriminale domethënë është kryeministri. Pastaj vijnë të gjithë të tjerët.

Nuk ka në Shqipëri asnjë organizatë kriminale që ka ushtri të përballet me shtetin. Në qoftë se kryeministri sot të nisë forcat e veta, ku të duash ti në çdo cep të Shqipërisë, s’ekziston organizatë kriminale. Është vetëm ai në këmbë, dhe ai i ka këto asete, dhe ai po na i bën të gjitha katrahurën.

Dhe është kaq mirë, sa shiko, dhe në kulmin e protestës, në çështjen më serioze që i kanë ngritur shqiptarët në çdo cep të planetit, ai hyn e merret me çfarë background-i ka Dritan Goxhaj.

Kujt i bëhet vonë? Ti merru me kërkesat. Aty janë tre kërkesa, mes atyre pesë-ave janë tre kërkesa që janë thelbësore, i kërkojnë të gjithë sot.

T’i japi përgjigje për këto tre kërkesa: një, dorëheqja; dy, ndryshimi i sistemit elektoral; tre, një qeveri tranzitore teknike deri në zgjedhje.

I jep përgjigje këtyre apo jo? Kaq e thjeshtë është.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco