Pak ditë më parë, në një fjalim plot me mllef, akuza dhe sulme ndaj qytetatëreve që protestojnë sot në ditën e 26-të pa ndalim ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ky i fundit e gjeti fajtorin, që ishte algoritmi.
Sipas tij, ishte algoritmi i arsyes së protestave madhështore kundër tij, dhe se ai vetë dhe qeveria nuk kishin bërë asgjë të keqe, por populli nuk i shikonte të mirat e qeverisë së tij.
Me një koment ironik dhe një pamje po aq, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të Edi Ramës si flamingo.
‘Kur algoritmi të thotë ‘bëhu flamingo’, por komentet vazhdojnë ‘Rama, jepe dorëheqjen!’, shkruan Berisha në komentin e tij pranë videos që ka publikuar në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.
© SYRI.net