Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me protestën qytetare dhe zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar atë si një moment historik për Shqipërinë.
Sipas Neshos, protesta përfaqëson ‘çlirimin e dytë të vendit’, ndërsa theksoi se në këtë lëvizje janë të përfshira grupe të ndryshme interesash, të cilat ende nuk kanë arritur një formë të qartë organizimi.
Nesho u ndal edhe te kërkesa për ndryshime politike në krye të vendit, duke deklaruar se ‘heqja e Edi Ramës pa asnjë diskutim është kushti i parë dhe ndoshta edhe i fundit’ i protestës.
Duke folur për situatën brenda Partisë Socialiste, Nesho ngriti pyetjen mbi mundësinë e ndikimit të figurave të ndryshme për të ndryshuar kursin politik të saj, duke përmendur edhe emra nga radhët e së majtës.
‘Protesta ky është një çlirimi i dytë i Shqipërisë.
Sigurisht në protestë janë grupe të ndryshme, interesash, akoma nuk arritur domethënë që të marri një formë të caktuar.
Dihet që neve kemi një sistem politik parlamentar, partitë do të mundësojnë perspektivën e ardhshme të vendit, por duhen realizuar ato, një lojë e barabartë, të rregullohen ato kërkesa të domosdoshme që protestuesit kanë bërë.
Heqja pa asnjë diskutim e Edi Ramës, që unë mendoj që është kushti i parë, ndoshta dhe i fundit që protestuesit duhet të realizojnë dhe kanë bërë detyrën historike përpara këtij vendi.
Por pyetja juaj është: sa mund të influencojë një lider si Arben Malaj në Partinë Socialiste që të ndërgjegjësohet për të mos u shkatërruar, sepse kjo rezistencë, kjo politikë antikombëtare e Edi Ramës do të çojë drejt një shkatërrimi të plotë të Partisë Socialiste.
Dhe sigurisht si një institucion është i domosdoshëm në veprimtarinë demokratike të vendit. Pra, a ka nevojë sot që njerëzit të mblidhen? Ju jeni një nga liderët e saj.
A ka mundësi, sepse kam marrë vesh edhe këtu për t'i dhënë nota, që tani Rama i cili që në kohën që doktor Berisha siç është vënë ‘non grata’ i zhduku të gjithë komunikimet me ata që ishin udhëheqës të Partisë Socialiste, sepse kishte siguruar një projekt politik me Vuçiçin përkrahjet nga lobimi demokratik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ballkanin e Hapur si një element stabiliteti dhe nuk i pyeste fare se çfarë bënte.
Tani, është aq keq drejt shkatërrimit të plotë si një kufomë politike që qelbet, edhe ka filluar t'i marri të gjithë socialistët e thotë kemi bërë dhe gabime, duhet të bashkëpunojmë, e duhet të bëjmë. A duhet lënë kjo... kjo monstër politike të mbijetojë akoma? Këtë kisha pyetje zoti Malaj.’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.
© SYRI.net