‘Të gjithë bien dakord se Shqipëria është narko-shtet’/ Qarri: Fatkeqësisht s’ndodhemi në situatë ideale!

‘Të gjithë bien dakord se Shqipëria është narko-shtet’/ Qarri: Fatkeqësisht s’ndodhemi në situatë ideale!

15:17, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa Shqipëria po atakohet si një ‘narkoshtet’, për shkak të gjendjes së rëndë të realitetit politik dhe social në vend, gazetari Flavio Qarri gjatë një diskutimi televiziv u shpreh se ky nuk është një mjedis ku proceset demokratike mund të funksionojnë normalisht, duke argumentuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një iluzion në kushtet aktuale.

Pavarëisht idesë se qytetarët thjesht "zgjedhin dhe votojnë atë që pëlqejnë", kjo sipas Qarrit,  nuk i përshtatet realitetit shqiptar.

Shqipëria, theksoi gazetari, nuk ndodhet në një "situatë ideale" dhe, për rrjedhojë, nuk mund të flitet për zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme. Kjo e bën të pavlefshëm gjykimin e sjelljes së votuesve apo aktorëve politikë sipas standardeve të një demokracie funksionale.

Një paradoks i vënë në dukje ishte fakti se, sipas folësit, edhe mbështetësit e qeverisë e pranojnë në biseda private se vendi funksionon si një "narkoshtet". Përkundër kësaj, opozita dhe qytetarët shpesh gjykohen sikur veprojnë në një "rrethanë idilike demokratike".

Megjithatë, prapë ajo që me një lloj nonshalonce dhe naiviteti Anri mbi-fluturoi, është fakti se sigurisht që qytetarët zgjedhin dhe votojnë atë që pëlqejnë. Por kjo është situata ideale, dhe Shqipëria fatkeqësisht nuk ndodhet në një situatë ideale dhe të lutem mos kundër-argumento këtu se është e trishtë.

Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj nuk mund ta bëjmë... se ka një paradoks shumë të madh, shkurt, që më torturon nervat sa herë e dëgjoj nëpër panele këtu. Nga njëra anë, edhe ata që e mbështesin Ramën, bien dakord që është narkoshtet ky.

Kur gjykojmë këdo tjetër, cilindo element tjetër të shoqërisë, nga opozita te qytetarët, i gjykojmë këta sikur operojnë në një rrethanë dhe në një situatë idilike demokratike, dhe aty pastaj, nuk janë shumë eksitonjës këta të opozitës, qytetarët përtojnë, shohin Big Brother e të tjera e të tjera. Jo pra!

Këta faktorët e tjerë të shoqërisë, këta përbërësit e tjerë të shoqërisë, koekzistojnë të gjithë nën këtë narko-regjim dhe janë të gjithë objekt dhe subjekt i veprimtarisë së këtij narko-regjimi. Dhe rrjedhimisht, e gjithë veprimtaria e tyre do të jetë e deformuar. Nga preferencat që pretendohet se paskan, deri te veprimtaria e tyre politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco