Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë, duke u ndalur edhe te emri i Ervin Salianjit.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa në News 24 nëse do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PD-së dhe nëse Partia Demokratike do të pranonte kandidaturën e Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit nuk është i përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar përmes veprimeve të tij.
“Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje. Ai është i vetëpërjashtuar. Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar”, deklaroi Berisha.
Sipas kreut të PD-së, Salianji ka bërë zgjedhjen e tij personale, duke nënvizuar se pasojat burojnë drejtpërdrejt nga vendimet që ai vetë ka marrë.
“Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet”, shtoi Berisha, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi mundësinë e përfshirjes së Salianjit në procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike.
Deklarata e plotë:
Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, në pranverë pritet që në PD të mbahen zgjedhje. Ju vet, e shpallni kandidaturën për kreun e PD, dhe nqs njëri prej, ndoshta rivalëve tuaj do të ishte Ervin Salianji, ju e konsideroni të përjashtuar, por a do pranonte PD kandidaturën e tij. Ju do kandidonit me të?
Sali Berisha: Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje, i vetëpërjashtuar.
Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar.
Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet.
© SYRI.net