Ligjvënësja e Partisë së Lirisë për Qarkun e Fierit, Brunilda Haxhiu shprehet se ndërsa përmbytjet në këtë qark kanë qenë të konsiderueshme dhe shkatërruese për ekonominë e banorëve të zonës, shkaktari i vërtetë është babëzia e qeverisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Haxhiu tha se kjo situatë është pasojë e korrupsionit të qeverisë dhe babëzisë së Rilindjes për të vjedhur çdo sfond.
‘Miliona euro që janë shpërdoruar duhet të kishin shkuar në mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytja, ashtu sikurse u propagandua’, theksoi Haxhiu.
Teksa qeveria nuk mban përgjegjësi dhe nuk bën transparencë, rruga e vetme thekson Partia e Lirisë mbetet organizimi i protestave, si forma e vetme e ngritjes së zërit.
Deklarata e deputetes së Partisë së Lirisë Qarkun e Fierit, Znj. Brunilda Haxhiu.
Përshëndetje!
Permbytjet ne qarkun Fier kane qene te konsiderueshme per shkak te carjes se argjinaturave te lumenjeve si dhe hapjes se deres se hidrocentralit te Banjes. Keto permbytje jane shkaterruese per ekonomine e banoreve te zones. Dhe kjo situate eshte pasoje e korrupsionit te qeverise, e babezise se Rilindjes per te vjedhur cdo fond.
Miliona euro qe jane shperdoruar duhet te kishin shkuar ne mbrojtjen e tokave bujqesore nga permbytja ashtu sikurse u propagandua.
Sot po flasim për një mbytje të qëllimshme ekonomike dhe sociale që kjo qeveri po i bën çdo shqiptari.
Zullumet e kësaj qeverie nuk janë më lajm. Ato kanë trokitur në derën e çdo familjeje. Ne të gjithë jemi të mbytur edhe pa rënë shiu, edhe pa dalë lumi nga shtrati. Përmbytja vetëm sa ua vuri vulën të gjitha halleve që kjo qeveri ua ka shkaktuar fermerëve dhe qytetarëve prej vitesh.
Edhe pa vërshuar lumenjtë, shteti ua ka grabitur tokat, si në rastin e Boçovës. Edhe pa përmbytje, ju kanë falimentuar me çmimet e ushqimeve, me naftën që është bërë e papërballueshme, me inputet bujqësore që janë rritur në mënyrë kriminale. Ju punoni, prodhoni, por nuk shisni dot. Tregu është i mbytur nga importet, deficiti tregtar është alarmant dhe prodhimi vendas po shkatërrohet me vetëdije.
Plani eshte falimentimi I bujqesise dhe për fat të keq, ky plan eshte realizuar.
Përmbytjet në Qarkun Fier janë pasojë direkte e hajduterise, paaftësisë dhe neglizhencës shtetërore, jo e fatkeqesise natyrore. Fajtori është shteti që nuk ka bërë asgjë për parandalimin: kanale të bllokuara, argjinatura të dobta , te ulta dhe te demtuara. Investime vetëm në letër dhe propagande mediatike.
Qeveria del në televizor, bën shoë mediatik, por nuk merr masa reale. Ndërkohë Myzeqeja po mbytet. Toka më pjellore e Shqipërisë po shndërrohet në kënetë dhe bashkë me të po shkatërrohet jeta e mijëra familjeve.
Dëmet janë shumë të mëdha.
Dëme të konsiderueshme në toka të mbjella me grurë, elb dhe foragjere për bagëtitë.
Dëme të rënda në banesa dhe orendi shtëpiake.
Dëme në bagëti të imta dhe gjedh, ku për shumë familje kjo do të thotë humbje totale e të ardhurave.
Ka zona të tëra ende nën ujë. Uji vazhdon të qëndrojë dhe dëmet shtohen çdo ditë.
Dalja e lumit Vjose permbyti Ferrasin, Çervenin, Martinen, Frakullin, Kashishtin, Varibobin, Boçovën dhe fshatra të tjerë.
Semani, pas hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës nga autoritetet, doli nga shtrati dhe permbyti Belinën, Zharrëzën, Mbrostarin, Petovën, Grecallinë, Daullasin, Mujallin, Ndërnenasin, Hasturkas. Sera, stalla, toka të mbjell, gjithçka nën ujë.
Qeveria nuk mban asnje pergjegjesi, nuk ben transparence. Asnje pritshmeri nga kjo bande grabitese.
Sot na mbetet vetëm një rrugë, organizimi.
Të bashkohemi fermerë, qytetarë, familjare.
Te protestojme dhe te ngremë zërin fort.
Kjo është çështje dinjiteti. Vetem rrezimi i kesaj qeverie sjell shprese per te ardhmen e femijeve tane.
Mbeshtetja e bujqesise eshte prioritet I parties se lirise dhe ne do te jemi gjithmone prane fermereve, do te jemi zeri i tyre.
© SYRI.net