Berisha: Administrata po dërgon një fluks të madh denoncimesh tek Arben Ahmetaj dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën

Berisha: Administrata po dërgon një fluks të madh denoncimesh tek Arben Ahmetaj dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën

14:39, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, ka deklaruar se administrata po dërgon një fluks të madh denoncimesh dhe dokumentesh tek Arben Ahmetaj, duke theksuar se kjo ka tmerruar Edi Ramën.

Ai ka theksuar se PD nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por do të hapë rrugën për votën e lirë dhe veprimin e ligjit, duke e quajtur atë një betejë të pandalshme për të sjellë drejtësinë.Ai ka bërë thirrje për një mobilizim të madh qytetar, duke paralajmëruar një protestë të fuqishme në Tiranë, më të madhen që ka parë ndonjëherë ky qytet.

Berisha ka theksuar se opozita nuk do të zhgënjejë qytetarët dhe do të vazhdojë betejën deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës nga pushteti, duke e cilësuar atë si një "kryehajdut" që historia nuk e ka regjistruar kurrë.

Fjala e tij:

PD nuk vjen në qeveri me dhunë, kurrë. 

Por Partia Demokratike do të hapë rrugën për votën e lirë të shqiptarëve dhe veprimin e ligjit dhe Kushetutës. 
Nuk ka ndodhur kurrë. Prisni, kanë dalë aferat. 
Por dosjet që paraqiti Arben Ahmetaj, ta dini ju, administrata dhe i përgëzoj, po dërgon në Lugano, një fluks të madh informacionesh, dokumentesh. Dhe kjo e ka tmerruar.
Njëherë thotë e kam nga Damiani. Njëherë thotë e kam nga Spiropali, paçka se bëhet edhe shkruesi i saj. I shkruan tekstet Elisës, por kjo nuk ka rëndësi se janë punët e tyre.
Pra në të gjitha këto, gjithçka presin nga ne, nga opozita. 
Qytetarët me të drejtë presin nga opozita dhe ne nuk do ti zhgënjejmë. Ne kemi caktuar një datë proteste të fuqishme, më të fuqishmen që ka parë ndonjëherë Tirana. 
Por ne jemi betuar, kemi bërë betimin tonë që do vazhdojmë këtë betejë, gjer na largimin e plotë nga pushteti të këtij kryehajduti që kombi nuk e ka të regjistruar kurrë ndonjëherë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco