Një ngjashmëri mes pestës anti-bletë dhe ‘pestës antishqiptare ‘rilindje’, sëmundjet që zbrazin kosheren dhe shpopullojnë Shqipërinë

Një ngjashmëri mes pestës anti-bletë dhe ‘pestës antishqiptare ‘rilindje’, sëmundjet që zbrazin kosheren dhe shpopullojnë Shqipërinë

17:18, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Mal Berisha

Në botën e bletarisë, pesta e bletës nuk shkatërron menjëherë insektet e rritura, por godet larvat, pra të ardhmen e kosheres. Nga jashtë, gjithçka mund të duket normale, por brenda jeta shuhet ngadalë, derisa kosherja mbetet bosh.

Një proces i ngjashëm po ndodh sot edhe në Shqipëri. ‘Pesta e Rilindjes’ nuk vepron me dhunë të drejtpërdrejtë, por përmes korrupsionit, padrejtësisë, kapjes së institucioneve dhe shuarjes së shpresës. Ajo helmon të ardhmen, veçanërisht të rinjtë, duke i shtyrë të largohen.

Ashtu si te kosheret pa larva, edhe në Shqipëri preket së pari brezi i ri. Të rinjtë nuk shohin perspektivë, nuk besojnë më te puna e ndershme, te ligji apo te merita dhe bëjnë atë që bëjnë bletët kur kosherja sëmuret: largohen për të mbijetuar. Emigrimi masiv është shenja më e qartë e avancimit të sëmundjes.

Nga jashtë, kosherja politike mund të duket funksionale: zgjedhje, fjalime, premtime. Por brenda saj mungojnë jeta reale, besimi dhe prodhimi. Dhe, ashtu si në rastin e pestës së bletëve, sa më gjatë të lihet sëmundja pa u ndalur, aq më i dhimbshëm bëhet rezultati.

Një vend pa njerëz, shkolla pa nxënës, universitete pa studentë, ndërmarrje pa punëtorë, spitale pa mjekë, lokale pa kamerierë, është si një koshere pa bletë: strukturë bosh, pa jetë dhe pa të ardhme.

Nëse pesta politike nuk shërohet me ‘pesticide’, ashtu siç shërohet pesta e bletëve, atëherë shpopullimi nuk është më rastësi, por pasojë e një veprimtarie politike të qëllimshme antikombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco