‘Mandatet’ nxituan të arrestonin Berishën’, Gjokutaj: Me Ballukun, standard i dyfishtë dhe me autorësi të Edi Ramës!

‘Mandatet’ nxituan të arrestonin Berishën’, Gjokutaj: Me Ballukun, standard i dyfishtë dhe me autorësi të Edi Ramës!

16:09, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar lidhur me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të mandatit të deputetes, Belinda Balluku, përmes bllokimit të vazhdueshëm të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj teksa heq paralele mes rastit Berisha-Balluku, shkruan se ‘Mandatet’ nxituan në heqjen e imunitetit për liderin demokrat Sali Berisha, ndërsa e kundërta po ndodh me zonjën Balluku, pavarësisht precedentëve të ngjashëm me njëri-tjetrin.

‘Ky është standardi i dyfishtë që për autor ka vetëm një person! KM e Shqipërisë Edi Rama!’, shkruan në përmbyllje të reagimit të tij avokati Genci Gjokutaj.

Statusi

Të nderuar Miq!

Link-u poshtë është procesverbali i Mbledhjes se Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve me objekt dhënien e autorizimit për arrestimit të Liderit Demokrat, Sali Berisha mbi kërkesën e SPAK më 23 dhjetor 2023! Komisioni miratoi autorizimin për arrestimin e Berishës në kohë rekord, pasi kish rrëzuar paraprakisht kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen apo pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Komisioni, derisa të vendoste Gjykata Kushtetuese! (Shih edhe videon përkatëse)

Ndërsa me rastin Balluku shqyrtimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e saj është pezulluar derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese! (Shih videon përkatëse)

Ky është standardi i dyfishtë që për autor ka vetëm një person! KM e Shqipërisë Edi Rama! G

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco