Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha do të zhvillojë një takim me qytetarët dhe simpatizantët e PD në qytetin e Lezhës.
Takimi do të jetë në orën 17. 30 dhe përkon edhe me 35 vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet.
Të shtunën e 24 janarit do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar para godinës së kryeministrisë.
Gjatë foltores së djeshme Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të dalin në protestë për të krijuar një front të vërtetë opozitar për të përmbysur narko-diktaturën.
Njoftimi:
Në ora 17:30, Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë turin e 'Foltores' me qytetarët dhe simpatizantët në Lezhë, ku do të zhvillohet dhe ceremonia e 35 vjetorit të themelimit të degës së PD.
Takimi do të jetë me regji.
Sinjali për mediat do të shpërndahet pak para nisjes së takimit.
© SYRI.net