Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli, në një reagim për media ka thënë se Presidentit Ilir Meta, nuk iu është sekuestruar asnjë pasuri dhe asnjë qindarkë.
Sipas Memellit, këtë e thotë edhe SPAK.
Reagim i Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli:
Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta nuk i është sekuestruar asnjë pasuri dhe asnjë qindarkë. Këtë thotë edhe SPAK.
Znj. Klodiana Lala sonte ka shpifur ose me dashje ose e mashtruar nga "burimet" që rëndom tallen me të dhe e keqpërdorin vazhdimisht.
Një gazetare që pretendon se udhëhiqet nga profesionalizmi nëse nuk ka as edhe një fakt për pretendimet e saj duhet të ketë kurajon të kërkojë ndjesë publike për të pavërtetat që thotë dhe keqinformacionin që u përcjell qytetarëve.
© SYRI.net