Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore

Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore

18:53, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke ftuar qytetarët dhe opozitarët në protestën e 24 Janarit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve.

‘U ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ te kryeministria.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale.

Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.

Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë.

Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Rroftë Shqipëria.

Rrofshi ju.

Rrofshin shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco