'Superskandal me përmasa gjigande', Berisha: Durana, park i pastrimit të parave të korrupsionit

16:00, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Projektin Durana, që kryeministri Edi Rama e shndërroi në një projekt për tu falur taksat kompanive të tenderave abuziv tek AKSHI, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi një superskandal. Sipas Berishës ideja për një park High-Tech iu vodh gjigandëve amerikanë të teknologjisë që kërkuan spostonin bazat e tyre nga Ukraina në Shqipëri për shkak të luftës. Lideri i opozitës denoncoi, se këtë projekt, Edi Rama në bashkëpunim me Elira Kokonën e shndërruan në Troplana, ku në pronat e zotëruara nga klani Troplini ndërtuan bazat, ku baxhanaku dhe kompani të tjera vjedhin miliona euro duke u përjashtuar nga taksat. Berisha solli edhe pamje, ku shihet se një park i till nuk ekziston, por janë vetëm livadhe, e me vendime të Edi Ramës këta individë pastrojnë paratë e korrupsionit.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi superskandal me përmasa gjigande, parkun teknologjik të Duranës, të denoncuar publikisht nga ish numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj në emisionin 'Çim Peka live' në Syri TV.

Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi këtë park si Troplana e Shkozetit, ndërsa denoncoi sesi projekti fillestar i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare EPAM, u përvetësua nga ajo që e cilëson mafia shqiptare e lidhur drejtpërdrejt me kryemninisrin Eama

Berisha hodhi akuza se livadhet dhe arat e Xhafzotajt u shndërruan në një zonë virtuale ku vidhen qindra milionë euro, përmes një skemë të sofistikuar grabitjeje, ku taksat nuk i paguhen shtetit, po mafias të lidhur me pushtetin

Berisha e krahasoi këtë aferë, me atë të djegësit të Tiranës, ndërsa Elira Kokokën, e cilësoi si Lubia 3, pas Belinda Ballukut e Mirlinda Karcanajt

Përballë këtyre skandaleve Berisha tha se largimi i Edi Ramës nga pushteti është domsodoshmëri, ndërsa theksoi se për përmbysjen e tij, opozita do të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe faktorë të rëndësishëm

Kryedemokrati e bëri sërish të qartë se Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia apo forcat delta, por do ta bëjnë shqiptarët me revoltë e protestë.

Berisha e cilëson 2026 si një moment historik për përmbysjen e regjimeve autoritare dhe mafioze në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco