PD mbledh sot kryesinë/ Pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

PD mbledh sot kryesinë/ Pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

08:20, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, ku pritet të përcaktohet data e protestës kombëtare të radhës.

Ndërkohë, ditën e djeshme opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.

Gjithashtu në njoftimin e ndarë me anëtarët e tjerë të Kryesisë, në rendin e ditës është caktuar të flitet për hapat e radhës së opozitës, në fokus të së cilës është krijimi i një qeverie teknike, që do i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco