Deputeti i PD: Qeveria refuzon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, banorët e përmbytur ende pa dëmshpërblim

18:15, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, së bashku me kryetarin e PD Vlorë, Hysni Sharra, Atird Hoxha dhe kryetarin e grup-seksionit të Novoselës, Sulo Peshtani, vizituan zonat e prekura nga përmbytjet, duke u njohur nga afër me situatën e vështirë të banorëve.

Gjatë prononcimit të tij, Leskaj denoncoi refuzimin e qeverisë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duke mos zbatuar as ligjin e vitit 2019 për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Ai theksoi se kjo papërgjegjshmëri ka lënë familjet, bizneset dhe pronat e dëmtuara pa dëmshpërblim, ndërkohë që shumë banorë nuk kanë marrë ende kompensimet e mëparshme.

Deputeti i PD-së e cilësoi situatën si “një provë të qartë të mungesës së përgjegjshmërisë së qeverisë”, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të mbështetur banorët e zonave të prekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco