Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

VIDEO/ Durrësi nën ujë i braktisur nga shteti, qytetari: Ndërtimet kanë bllokuar kolektorët e ujërave të larta

19:19, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një denoncim i fortë nga një banor i Durrësit ka nxjerrë në pah situatën dramatike të përmbytjeve që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të qytetit, veçanërisht zonën pas pallateve pranë Spitalit të Qytetit dhe lagjen Kënetë.

Sipas banorit, përmbytjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 07:00, kur uji ka vërshuar nga kodrat e qytetit. Shkaku kryesor, sipas denoncimit, është mosfunksionimi prej rreth 25 vitesh i kolektorit të ujërave të larta, i cili është bllokuar si pasojë e ndërtimeve të shumta të kryera mbi të.

Uji që zbret nga lartësitë, i përzier me baltë dhe inerte, rrjedh lirshëm nëpër rrugë dhe lagje, duke sjellë sasi të mëdha mbetjesh që bllokojnë kanalizimet dhe i nxjerrin ato jashtë funksionit. Si pasojë, edhe pse paraditen e sotme nuk ka pasur reshje shiu, niveli i ujit nuk ka rënë dhe gjysma e qytetit ka mbetur e përmbytur.

Më e prekur është lagjja Kënetë, ku shumë banorë kanë mbetur të izoluar në banesat e tyre. Për shkak të situatës, dhjetëra fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, pasi rrugët ishin të pakalueshme dhe shtëpitë të rrethuara nga uji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco