SYRI TV/ Foltorja e PD-së përpara Kryeministrisë, Berisha: Pas Maduros, radha e Ramaduros

22:31, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama do të arrestohet nga qytetarët, njësoj si forcat DELTA të SHBA prangosën presidentin e Venezuelës Nicola Maduro. Kështu deklaroi lideri i opozitës Sali Berisha në foltoren e parë për këtë vit, që u mbajt përpara Kryeministrisë. Berisha u shpreh se Edi Rama është njësoj si Maduro, pasi ka shpopulluar vendin, vjedhur parat e qytetarëve dhe ka bashkëpunuar me grupet kriminale të trafikut të drogës. Duke folur për 35 vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës Rilindja Demokratike, Berisha u shpreh se sot mediat në vend janë kthyer në zëdhënëse të grupeve kriminale dhe qeverisë, me qëllim manipulimin e opinionit publik.

Nga foltorja e parë për këtë vit përpara godinës së Kryeministrisë, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi shefin e qeverisë Edi Rama, se do të ketë fatin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Gjatë fjalës së tij, përpara qytetaërve, lideri i opozitës, citoi Presidentin Donald Trump, i cili dy ditë më parë, paralajmëroi liderët e tjerë nëpër botë, se do të kenë të njëjtin fat si Nicolas Maduro, nëse bashkëpunojnë me narkoterroristët dhe tallen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Në fjalën e tij, Berisha renditi edhe të përbashkëtat e Edi Ramës me Nicola Maduron, duke u shprehur se të dy, kanë shpopulluar, vjedhur paratë e qytetarëve apo bashkëpunuar me kartelet e drogës në vendet që drejtojnë.

Për të gjitha këto, Berisha tha se Edi Rama do të arrestohet nga qytetarët në Surrel, njësoj siç forcat DELTA të SHBA arrestuan Nicola Maduron në Venezuelë.

Duke përkujtuar 35 vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës Rilindja Demokratike Berisha foli për lirinë e mediave në vend, duke u shprehur se sot shumë televizione janë shndërruar në zëdhënëse të trafikantëve të drogës dhe regjimit të Edi Ramës

Në përfundim, lideri i Partisë Demokratike u shpreh se 2026 do të jetë viti i triumfit të opozitës dhe rrëzimit të diktaturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco