Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

'SPAK mbajti të fshehura 6 akuza ndaj Ballukut'/ Koka: Ky është akti i fundit i shërbimit që Dumani i bëri Ramës

20:07, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në studion e Edicionit të Lajmeve në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se zhvillimet e fundit tregojnë se SPAK-u vepron “sipas momentit” dhe jo mbi një linjë të qartë dhe transparente hetimore.

Sipas Kokës, fakti që SPAK-u doli papritur me gjashtë akuza të tjera shtesë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, pas disa javësh debat publik dhe institucional, ngre dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të çështjes. Ai theksoi se këto akuza nuk mund të jenë përgatitur brenda tre javësh, pasi hetimet për tenderat në Ministrinë e Energjisë, sipas tij, kanë muaj që kryhen nga BKH-ja.

“Kjo e sotmja ishte fiks konfirmimi që SPAK-u luan sipas momentit. Sot pamë që kishte gjashtë akuza të tjera në xhep dhe i nxori si asi nën mëngë”, u shpreh Koka.

Gazetari ngriti pikëpyetjen pse SPAK-u nuk i paraqiti që në fillim të gjitha kujdeset dhe akuzat, por lejoi që për tre javë të zhvillohej një debat i gjerë mbi pezullimin ose jo të zv/kryeministres, duke vënë në lëvizje institucionet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, situata “serioze” nuk është krijuar rishtazi, por ka ekzistuar që ditën e parë, ndaj SPAK-u, në këtë rast, është “nën akuzë” për fshehje të qëllimshme të akuzave. “Kujt i shërben kjo lloj loje?”, pyeti Koka, duke shtuar se e gjithë energjia institucionale u harxhua kot, ndërkohë që ekzistonin elementë të mjaftueshëm për të kërkuar masa më të forta që në fillim.

Më tej, Koka u shpreh se kjo situatë përbën, sipas tij, “aktin e fundit të shërbimit që Altin Dumani i bëri Edi Ramës”, pasi çështja u zvarrit dhe u mbajt në një zonë gri, duke shmangur një përballje të drejtpërdrejtë që në fazat e para të hetimit.

Koka:

Kjo e sotmja ishte fiks konfirmimi që SPAK-u luan sipas momentit.
Sepse ka reagime, ka shumë që thonë që në fakt po themi kjo ishte kundërpërgjigje e SPAK-ut për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është tjetër.

Sot SPAK-u na tregoi që kishte pasur nja gjashtë akuza të tjera në xhep.
Edhe i nxori krejt papritur si asi nën mëngë.
Pikërisht, pra, sot ne pamë që kishte gjashtë akuza të tjera shtesë për zonjën Balluku, apo jo?

Dhe fakti, po a mendoni ju se këto akuza u përgatitën brenda tre javësh krejt krejt papritur?

Ndërkohë që unë e di fare mirë që hetimet, si me thënë, printimet, kanë ndodhur prej muajsh të tërë brenda Ministrisë së Energjisë nga nga zyrtarët e BKH-së për të gjitha tenderat. Pra , ç'është ky SPAK-u, lind pyetja dhe sot, që i nxjerr akuzat, si me thënë, si asa nën mëngë.
Se po të them pra. Pra, ose ti i ke akuzat, këtë që themi gjithmonë neve, ose ti i ke të gjitha akuzat dhe të gjitha akuzat i vë në tavolinë dhe për këto akuza ti kërkon masën,

 Ç'do të thotë, ç'do të thotë kjo? Pse duhet të harxhonim ne tre javë kohë me lojë kungulleshkash është pezullimi, s'është pezullimi, mund të pezullohet apo s'mund të pezullohet zëvendëskryeministrja i Shqipërisë. Ndërkohë që sot SPAK-u na thotë që situata qenka më serioze. Dhe unë prapë po them, situata më serioze nuk u bë brenda tre javësh. Unë besoj fort që situata serioze ka qenë që ditën e parë dhe sot për mua SPAK-u është nën akuzë se ka fshehur akuzat për zëvendëskryeministren e Shqipërisë dhe pyetja është, pse e ka bërë këtë SPAK-u?

Kujt i shërben kjo lloj loje? Vumë në lëvizje gjithë shtetin. Vumë në lëvizje kryeministrin tek Gjykata Kushtetuese. I bëmë gjyqin Gjykatës Kushtetuese për mënyrën se si u shpreh për Belinda Ballukun.

Dhe sot pastaj, kur Gjykata Kushtetuese merr një masë sigurie për atë që ishte vendimi fillestar i SPAK-ut, SPAK-u na thotë, jo prit një sekondë se unë kam ca akuza të tjera shtesë. Kështu që tani dua pezullimin. Po a nuk ishim ne që thamë që, në qoftë se SPAK-u, në qoftë se është kaq serioze, për mua edhe favorizimi i tenderave, për të cilën akuzohej zonja Balluku, edhe për mua mjaftonte aq për të nisur hetimin dhe për të kërkuar si me thënë pezullimin e saj.

Pra zonja Balluku në ndikimin e tenderave ishte recidiviste. Ishte më shumë se një herë. Pra dhe kaq mjaftonte që jo të bëhej lojë, ja pezullojmë apo s'pezullojmë. Pra të, si me thënë, testojmë atë nenin që ishte në kodin e procedurës penale për pezullimin e zyrtarëve publikë dhe kemi tre javë që hedhim, hi në fall, është apo s'është Belinda Balluku individ? Është apo s'është Belinda Balluku person publik, pozicion publik, ku fillon deputeti, ku mbaron ministri, e andralla të kësaj natyre. Të gjitha këto, gjithë kjo energji e shkuar dëm, ndërkohë që paskeni pasur akuza të tjera aty që e tregojnë pozicionin e saj të rëndimit në raport në raport me drejtësinë. Pra pyetja është, SPAK-u, kujt i shërben?

Unë mendoj që ky është akti i fundit i shërbimit që Altin Dumani i bëri Edi Ramës.

Po sepse i bëhet shërbim për sepse tre javë ne e shtymë muhabetin, çështjen, me një çështje që realisht që në fillim kur u morr vendimi ishte pak e dyshimtë. Pra një gjykatë që pezullon zëvendëskryeministrin dhe ministrin e një qeverie. U dhanë edhe shembujt po sërish si me thënë dyshimi ishte shumë i madh. A mundet realisht gjykata ta pezullojë ministrin? Në qoftë se zotëri ke prova, kërko heqjen e imunitetit. Siç erdhëm, siç ndodhi sot. Pra paska qenë në thelb, paska qenë kaq e thjeshtë. Për mua edhe kur u dha ajo ndikimi tek tenderi i një prej lotit të gjashtë të Unazës së Tiranës, e kupton? Edhe aty ishte e çuditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco