A ju kujtohet kur SPAK doli në një konferencë shtypi dhe në tavolinën e prokurorëve italiane dhe atyre të SPAK ishte edhe kreu i policisë shqiptare Ilir Proda. Aty po deklaroheshin rezultatet e një operacioni i cili kishte shumë muaj që kërkohej të ekzekutohej me arrestime nga italianët por nuk u bë pasi eksponentët që ishin të përfshirë në krime i duheshin Edi Ramës për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Bëhej fjalë për grupin e Tropolinëve. Denoncim ky i bërë shumë herë publik edhe nga opozita shqiptare.
Dhe të gjithë e dimë që shumica prej atyre personave nuk janë kapur. Por kane ikur si gjithmonë në drejtim të paditur dhe janë në kërkim nga policia. Disa, sipas mediave, kanë ikur jashtë e të tjerë rrinë rehat e lirshëm në Shqipëri.
A ka lidhje kjo me dekonspirimin e operacioneve edhe të atyre që kërkohen nga ndërkombëtarët. Kjo është e sigurtë që po. Duke parë numrin e madhe të drejtuesve të policisë që u shërbejnë bandave e që janë proceduar, arrestuar apo nën hetim, nuk të ngelet të kesh asnjë pikë dyshimi për dekonspirimin. Mund të jesh i qartë duke e quajtur këtë jo vetëm dekonspirim por bashkëpunim. Çka është më e rëndë.
Pra banditët ikin e nuk kapen. Ndërkohë që Proda vijon të jetë drejtor i policisë.
Edhe operacioni i sotshëm i SPAK për tenderat e AKSHI-t doli që kishte bashkëpunëtorë punonjës policie, SPAK ka pezulluar drejtuesin e lartë të policisë së Tiranës.
Ndërkohë që personat e shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal kishin ikur në drejtim të paditur. Edhe ky nuk mund të jetë vetëm dekonspirim por një bashkëpunim i pastër me botën e errët të krimit dhe abuzuesve me paratë publike. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk u gjenden në Shqipëri.
Lexo edhe: Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat
Kemi akuzat e rënda ndaj bandave të Elbasanit. Për hijet e zeza të krimeve të rënda dhe për përdorimin e policisë në veprimtarinë e tyre.
Opozita e ka akuzuar direkt Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së është i sponsorizuar nga bandat dhe krimi në atë post. Kujtojmë këtu rastin e zhdukjes pa gjurmë të Suel Çelës që është në kërkim nga SPAK me akuza shumë të rënda. Por që nuk gjendet nga policia.
Kemi rastin e bandave të Shijakut. Aty shumica e personave të komplikuar në veprimtarinë kriminale janë në drejtim të paditur. Dhe kjo nuk mund të bëhet e mundur pa bashkëpunimin e policisë dhe strukturave të saj që informojnë bandat kriminale. Kemi rastin e oficerit të antiterrorit që kërkonte shqeto para në këmbim të informacioneve nga grupi kriminal. Efektivi i Antiterrorit Igli Haxhia u arrestua brenda Akademisë së Sigurisë, në një operacion të sinkronizuar me SPAK dhe sipas informacioneve të mbërritura nga Italia. Ai është oficeri i radhës i policisë që prangoset pasi rezultoi të ishte rekrutuar nga një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës.
Apo punonjësi që u vra në Rinas në makinë me një person me problem të mëdha me drejtësinë.
Për të vijuar pastaj me persona shumë të rrezikshëm nga zona e Fushë Krujës që kanë vite që janë shpallur në kërkim jo vetëm nga SPAK, por policia nuk i lëshon i mban të informuar në mënyrë konstante.
Pra banditët ikin në drejtim të paditur, e ndihmohen nga policë të inkriminuar. Ndërkohë që shefi i tyre Proda rri e vështron shkatërrimin e plotë të organizatës dhe pushtimin nga krimi të Policisë së Shtetit.
© SYRI.net