‘Nuk e dorëzoj timonin’/ Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, pushtojnë rrugët e kryeqytetit: Jepe dorëheqjen….

15:38, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra shqiptarë të diasporës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit raportohet se janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama reagoi ditën e sotme në mbledhjen me grupin e tij parlamentar duke theksuar se as që i shkon ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa masiviteti i shqiptarëve që kanë ardhur nga anë e kënd botës tregon se rruga e tij e vetme është dorëheqja.

"Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës.

Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne, për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së, duke i dhënë Shqipërisë momentin e dytë më të madh pas lidhjes së Prizrenit, nëse qeveria e tij merr drejtim nga fryn era dhe sugjestionohet nga zhurmat, erërat, sirenat e dallgët. Me çdo çmim, një grup udhëheqës i shkon deri në fund.", - theksoi Rama.

Kolona automjetesh me emigrantë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare të Muriqanit gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ndërsa më pas janë ndalur në Lezhë përpara se të vijojnë drejt kryeqytetit.

Në rrugët e Tiranës pritet që protestuesit t’i bashkohen grupeve të tjera nga e gjithë Shqipëria, në atë që organizatorët e cilësojnë si një nga protestat më të mëdha kundër një qeverie në vitet e fundit.

Edi Rama pasi tha se nuk ka ndërmend ta dorëzojë timonin, vijoi me sulme politike protestuesve duke i lidhur ato me “manipulime online” dhe “algoritme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco