Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje mbi mundësinë e krijimit të një qeverie teknike.
Duke folur me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se ajo duhet të përfshijë specialistë, ekspertë dhe qytetarë jashtë partive politike.
‘Ajo duhet të marrë, pa diskutim, votëbesimin në parlament, mbi bazën e një marrëveshje paraprake, por duhet të njohim që është një uragan gjigant rinor qytetar që ka marrë këtë kauzë në dorë’, theksoi lideri demokrat.
Bashkëbisedimi:
Alban Kola Caku: Përshëndetje doktor Berisha, jam Alban Caku, jam pjesë e grupit Demokratik në Itali. Në rast dorëheqje të Edi Ramës, cila mund të jetë zgjedhja e duhur për një qeveri teknike deri në zgjedhjet e lira?
Sali Berisha: Mendoj se qeveria teknike duhet të jetë një qeveri me specialistë, me ekspertë, me qytetarë dhe jashtë partive politike.
Ajo duhet të marrë, pa diskutim, votëbesimin në parlament, mbi bazën e një marrëveshje paraprake, por duhet të njohim që është një uragan gjigant rinor qytetar që ka marrë këtë kauzë në dorë.
Dhe PD me mbështet atë plotësisht si kërkesë të një populli opozitar qytetar, nuk ka krijuar parti, është në tagrin e tij të veprojë si të dojë, por zhvillimi është historik.
© SYRI.net