Sulmet e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote…

Sulmet e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote…

13:31, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliç përmes një postimi në rrejtin social FaceBook. Këlliçi cilëson Ramën si një i mbaruar që po tenton të mbahet pas një direkut të një anije që fut ujë gjithandej.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Fjalimi i gjatë dhe mediokër i Edi Ramës sot dëshmoi rrënimin e tij. Vetëm të pranishmit në sallë që janë pjesë dhe kanë përgjegjësi në korrupsionin dhe arrogancën 13 vjeçare mund të ndihen të frymëzuar nga një tjerrje e pafund e delirit me një fabul të dalë boje.
Ajo e një komploti të madh ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, për të errësuar sukseset e mëdha e për ta rrëzuar atë. Vetëm në një moment ishte i vërtetë, kur pranoi se tanimë propaganda e tij ka rënë. Dhe Edi Rama pa propagandën, është një hiçgjë. Shtyn ditët.
Protestuesit, revolta e popullit, të rinjtë e të rejat që mbushën sheshin me pankartat e tyre modeste të shkruara me dorë, hodhën në tokë industrinë gjigande e shumë të kushtueshme të kryeministrit, atë të deformimit, bojatistes së realitetit dhe censurën njëkohësisht.
Tani që propaganda vdiq, dhe Edi Rama e pranoi, ngelet realiteti dhe bilanci i punëve. Dhe realiteti e bilanci i punëve flet për korrupsion e dështim. Ndaj sheshet janë plot dhe do mbushen edhe më shumë.
Në të vërtetë, metafora që solli sot para duartrokitësve që nuk guxojnë më t’u dalin qytetarave përpara, është e përmbysur. Ai me bashkëpunëtorët e tij kanë qënë prej 13 vitesh sirena që ka kënduar në veshët e qytetatëre duke u paraqitur atyre një Shqipëri që nuk ishte.
Sot qytetarët kanë vendosur ta refuzojnë atë ninullë, kanë hapur veshët dhe sytë. Dhe sidomos zemrën, pasi nuk kanë më frikë.
Edi Rama tha se do lidhet pas direkut e nuk do ta lëshojë anijen. Ai u betua se nuk do ta dëgjojë popullin që kërkon dorëheqjen e tij.
Por në fakt, anija e rilindjes po fut ujë ngado. Ai thjesht do të prekë fundin bashkë me litarët e tij, shumë shpejt. Dallga e madhe është aty.
Dhe do të jetë sonte në bulevard më e fortë se kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco