Kryetari i PD, Sali Berisha ka shuar zërat që qëndrojnë pas thirrjeve ‘Berisha në burg’ në protestat qytetare në Tiranë.
I pyetur nga një bashkëbisedues në komunikimin me ta në rrjetet sociale, Berisha bëri përgjegjës opozitën e opozitës, që siç theksoi ai, ndihmon Edi Ramën sepse bën krahasime të pakrahasueshme.
‘Por kjo nuk ka penguar mua dhe nuk pengon kurrë dhe asnjë demokrat që të mbështesë me të gjithë potencialin e tij protestën’, tha lideri demokrat.
Bashkëbisedimi:
Besnik Pëllumbi: Doktor, në protestë dëgjova: Rama në burg, Berisha në burg. Ju e bëtë burgun nga Rama. Këta që kërkojnë burg për ju, kush janë se nuk del llogaria?
Sali Berisha: Këta janë, e kam thënë që në fillim. Është opozita e opozitës e cila përzgjedh si mënyrë, si mënyrë të bërjes forcë opozitare duke sulmuar opozitën e vërtetë dhe forcën kryesore.
Dhe zbaton natyrisht, ndihmon Edi Ramën sepse bën krahasime të pakrahasueshme.
Por kjo nuk ka penguar mua dhe nuk pengon kurrë dhe asnjë demokrat që të mbështesë me të gjithë potencialin e tij protestën.
© SYRI.net