Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta masive që kanë përfshirë dhe diasporën.
Duke bashkëbiseduar me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Edi Rama si shkaktar i kësaj krizë, duhet të largohet sa më parë.
Berisha gjithashtu mohoi që qytetatrët që protestojnë kundër Ramës të jenë anti-amerikane, duke shtuar se ata thjesht kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
Bashkëbisedimi:
Joni D: Doktor, Rama e cilësoi protestën si anti-Trump sot dhe jo kundër qeverisë. Kur u bë kaq pro-trampist dhe a janë anti-amerikanë këta protestues?
Sali Berisha: Në vlerësimin tim, në tërësi absolutisht nuk janë anti-amerikanë.
Natyrisht në protestë, si në çdo protestë gjigante, i ke individë apo grupuskula të vogël, anti-ky, anti-ai, e me radhë, me radhë.
Por ajo që po kërkojnë ata, ata kërkojnë në radhë të parë protestë kundër mungesës së plotë totale të transparencës së Edi Ramës.
Kundër brutalitetit të policisë dhe shkelmimit të të drejtave qytetare. Kundër mashtrimeve të mëdha publike.
Kundër vjedhjeve monstruoze të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Kundër spastrimit etnik të Shqipërisë.
Kundër shkatërrimit të shërbimeve nga vjedhjet në Shqipëri. Pra, kundër plaçkitjes dhe rrënimit të pasurisë shekullore, trashëgimisë kulturore. Ligjeve të dështuara. Kundër investitorëve të tij strategjikë, baronë droge siç po dalin gjithnjë e më shumë.
Kundër akuzave absurde për spiunazhe, për të tjera e të tjera në një kohë kur vetë është autori i të gjithë kësaj krize të thellë.
Pra nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Edi Ramës, ai është autori i krizës dhe duhet të ikë një minutë e më parë.
© SYRI.net